Ndërpritet protesta e banorëve të Hades dhe Shipitullës, kërkojnë marrëveshje deri të hënën

Banorët e lagjeve të fshatrave Hade dhe Shipitullë kanë ndërprerë protestën e sotme, pas arritjes së marrëveshjes për një takim të hënën me menaxhmentin e KEK-ut, Komunës së Obiliqit, MMPH-së dhe prokurorin e shtetit. Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk arrihet marrëveshje për ndërprerjen e punimeve të ekskavatorëve të KEK-ut, do të dalin serish në […]

Protestuesit kanë arritur marrëveshje me komandantin e policisë së rajonit të Obiliqit Sejdi Zeqiri që të hënën në zyrat e policisë, të takohen me menaxhmentin e KEK-ut, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), kryetarin e komunës së Obiliqit Xhafer Gashi dhe prokurorin e shtetit, duke kërkuar që të ndërpriten punimet e ekskavatorëve të KEK-ut.

Me këtë rast protestuesit paralajmëruan se nëse të hënën deri në ora 15:00 nuk arrihet asnjë marrëveshje, ata do të zhvillojnë protesta më të ashpra te vija e sigurisë. Protestuesit e mbledhur nga lagjet Mirena, Krasniqi, Bërbatovci dhe Mjekiqi të fshatit Hade dhe Shipitull thonë se ekskavatorët e KEK-ut janë duke operuar brenda zonës së sigurisë në afërsi prej 120 metrash ku janë duke jetuar banorët.

Ata kanë tentuar t’i afrohen kufirit ku po punojnë ekskavatorët, por për këtë ata janë penguar nga Policia e Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?