Muzeu i Kur’anit në Medinë, atraksion i madh për vizitorët

Muzeu i Kur’anit në Medinë, atraksion i madh për vizitorët

Numri i vizitorëve të Muzeut të Kur’anit të themeluar dy vite më parë në qytetin e shenjtë Medinë në Arabinë Saudite, ka kaluar mbi dy milionë. Muzeu, në të cilin ekspozohen materiale rreth historisë së Kur’anit dhe periudhës 23-vjeçare të shpalljes hyjnore dhe dorëshkrime të rralla të Kur’anit, ofron shërbime falas për vizitorët, raporton Anadolu […]

Numri i vizitorëve të Muzeut të Kur’anit të themeluar dy vite më parë në qytetin e shenjtë Medinë në Arabinë Saudite, ka kaluar mbi dy milionë.

Muzeu, në të cilin ekspozohen materiale rreth historisë së Kur’anit dhe periudhës 23-vjeçare të shpalljes hyjnore dhe dorëshkrime të rralla të Kur’anit, ofron shërbime falas për vizitorët, raporton Anadolu Agency (AA).

Hamza Musa Abdullah Adem, drejtor i Muzeut të Kur’anit, për AA tha se me muzeun, i cili është themeluar në afërsi të Xhamisë së Profetit në Medinë, synojnë që përmes teknologjive të reja t’ua prezantojnë mysafirëve Profetin Muhamed.

Adem thotë se kanë hasur në interesim të madh për muzeun e hapur në shtator të vitit 2015 dhe se deri më tani atë e kanë vizituar mbi dy milionë njerëz.

Ai tregon se udhërrëfimi në muze ofrohet në 13 gjuhë të ndryshme dhe se shërbimet për vizitorët janë falas. Sipas tij, vizitorët mund t’i shohin dorëshkrimet e Kur’anit, tablo kaligrafike të vjetra 150 vite dhe materiale të tjera që shfaqin periudhën 23-vjeçare të shpalljes, duke përdorur teknologji të sofistikuara.

Në muze ekspozohet edhe libri më i madh i Kur’anit në botë i shkruar 200 vite më parë në Afganistan nga kaligrafisti Gulam Muhjiddin, i cili për shkak të peshës prej 154 kilogramë në Medine ishte transportuar mbi katër deve, në Muzeun e Kur’anit.

Në 13 salla të muzeut, vizitorët kanë mundësi t’i shohin gjithsej 57 dorëshkrime të Kur’anit. Ndërkaq, vëmendje të madhe tërheq dorëshkrimi i shkruar nga kaligrafisti Ali bin Muhamed el-Batlijus në stilin kaligrafik të Magribit në vitin 488 sipas kalendarit islam, si dorëshkrimi më i vjetër në muze.

Po ashtu, aty ekspozohet edhe një mbulesë e Qabesë nga periudha e Sulltan Abdylhamitit të Dytë nga periudha osmane si dhe tablo kaligrafike të vjetra 150 vite.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?