Mustafa: Me Vetëvendosjen ende nuk kemi biseduar për çështjet e mëdha

Mustafa: Me Vetëvendosjen ende nuk kemi biseduar për çështjet e mëdha

Procedimi i koalicionit PAN me propozim të kandidatit për kryetar të Kuvendit është zgjidhja për daljen nga kriza sipas Kryeministrit në detyrë Isa Musatafa , njëherësh kryetar i LDK-së. Sipas tij, nuk ka arsye që për çështje që ndërlidhen me emra konkret të ngecet në konstituimin e Kuvendit derisa thotë se këtë përgjegjësi duhet ta […]

Sipas tij, nuk ka arsye që për çështje që ndërlidhen me emra konkret të ngecet në konstituimin e Kuvendit derisa thotë se këtë përgjegjësi duhet ta marrë koalicioni PAN.

Po ashtu, Mustafa tha se nuk kanë biseduar me Lëvizjen Vetëvendosje se si duhet të veprohet për çështjet e mëdha siç është demarkacioni, dialogu me Serbinë dhe transformimi i FSK-së në ushtri.

“Unë mendoj se zgjidhja është ajo çka është shkruar në vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ne nuk do ta dëshironim një vendim të tillë, por të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese ne gjithmonë i kemi respektuar dhe duhet të mësohemi ti zbatojmë për arsye se është fjala për qëndrimin ndaj institucioneve dhe shtetit. Zgjidhja është që koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës të procedoj në Kuvend me propozim për kryetar të Kuvendit, në qoftë se Kuvendi nuk e zgjedh të parin atëherë duhet ta zgjedhje tjetrin dhe me këtë ne do ta kapërcejmë këtë fazë të konstituimit të Kuvendit. Nuk ka arsye që për çështje që ndërlidhen me emra konkret të ngecet në konstituimin e Kuvendit dhe unë mendoj se këtë përgjegjësi duhet ta merr koalicioni në krye me PDK-në”, tha ai.

Ai tha se me Lëvizjen Vetëvendosjen duhet të bisedojnë lidhur me programin dhe me çështjet madhore të cilat kanë mbetur pa u zgjidhur, derisa shtoi se janë organet e LDK-së ato që vendosin për një koalicion të mundshëm.

Por, që para se të vijnë tek ky koalicion Mustafa tha se duhet të bëjnë një analizë të thellë në mënyrë që të mos futen në një Qeveri që për ta do të jetë e paqëndrueshme.

“Nuk ka përafrim të qëndrimeve, është biseduar dy ose tri herë, nuk është biseduar në mënyrë konkrete në fushën e programit qeverisës se cilat çështje ne duhet ti kapërcejmë dhe cilat janë çështjet penguese. Nuk është biseduar në mënyrë të drejtpërdrejtë se çfarë do të ndodh me liberalizimin e vizave, me demarkacionin, me bisedimet me Serbinë, me transformimin e FSK-së në ushtri që po ashtu janë tema të mëdha të cilat nuk presin edhe nëse presim ne nuk na presin të tjerët. Prandaj, unë pres që këto ditë të hapen këto çështje, të diskutohen dhe në coftë se ne shohim se ka hapësirë që të gjejmë gjuhë të përbashkët për këto tema ta bëjmë, në qoftë se jo atëherë mbajmë pozicionin tonë që ne do të rrimë në opozitë”, theksoi ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?