Mustafa tregon se kush ishin kundërkandidatët e Abrashit nga LDK për Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë prezantimin e kandidatit të LDK-së për Kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, transmeton Periskopi. Kryetari i LDK’së, njëherësh kryeministri në detyrë, Isa Mustafa tha se Abrashi gjatë kohës sa ka qenë ministër, është treguar shumë aktiv dhe efikas në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. “Jam i bindur se Abrashi do […]
Kryetari i LDK’së, njëherësh kryeministri në detyrë, Isa Mustafa tha se Abrashi gjatë kohës sa ka qenë ministër, është treguar shumë aktiv dhe efikas në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.
“Jam i bindur se Abrashi do të ketë fillim të vështirë me problemet me të cilat përballet Prishtina. Është bërë shumë zhurmë, por jo punë. Është punuar në projekte që janë kontraktuar kur kam qenë unë kryetar. Nuk janë ndërtuar shkolla. Projektet e Termokosit, Ujësjellësit janë projekte të kontraktuara në qeverisjen time. Abrashi do të bashkëpunojë me qytetarë. Kemi pas kandidatë të tjerë, si Ismet Beqiri, ka pas përkrahjen edhe Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti. Por, në mënyrë të përbashkët kemi vendosur për Abrashin”, tha Mustafa.












