Mustafa flet për takimin Haziri – Kurti, tregon hapat e mëtutjeshëm të LDK’së dhe VV’së

Sot është zhvilluar një takim në mes të kandidatit për kryeministër nga radhët e VV’së, Albin Kurtit dhe nënkryetarit të LDK’së, Lutfi Haziri. Këtë e bëri të ditur Haziri, i cili për media tha se në takim është diskutuar për temat në të cilat mund të ketë përafrim të qëndrimeve në mes tyre. “Takimi është […]
Këtë e bëri të ditur Haziri, i cili për media tha se në takim është diskutuar për temat në të cilat mund të ketë përafrim të qëndrimeve në mes tyre.
“Takimi është mbajturt në vazhdën e takimeve. Kryetari e ka fillu takimin e parë. Kemi diskutuar për modulet dhe temat që Hoti e ekspertët do t’i diskutojnë me përfaqësues të VV’së. Përafrim të politikave mes dy partive. Bisedat do të fokusohen në përafrim të politikave, ndërsa më pas do të diskutohet për liderët, në mënyrë që vendi të bëhet me Qeveri sa më shpejt. Jemi duku punuar në tema që mund të përafrohemi. Janë shumë çështje që do të sqarohen dhe ky është proces që sapo ka filluar”, tha Haziri.
Në anën tjetër, kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, tha se është i hapur për bashkëpunim me Vetëvendosjen për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë.
Mustafa tha se nëse arrihet pajtueshmëri në programet e dy partive politike është i gatshëm të ndërtojë qeverinë me Vetëvendosjen.
“Do të bëjmë përpjekje të konstituohet Kuvendi dhe të themelohet qeveria, kemi nevojë për qeveri të rregullt. Nuk do ta përkrahim asnjë koalicion me PDK-në, ndërsa me Vetëvendosjen jemi të hapur të bashkëpunojmë të shohim anën programore se sa mund ta përshtatim programin”- tha Mustafa, pasi prezantoi zyrtarisht kandidatin për Prishtinë, Arban Abrashin.
“Sot ka pas takim mes Lufti Hazirit dhe Albin Kurtit në mënyrë që të shihen mundësitë e bashkëpunimit. Të shohim programin qeverisës me VV-në dhe nëse pajtohemi në program, jemi të gatshëm të ndërtojmë një qeveri të përbashkët” tha Mustafa tutje. /Periskopi












