Mustafa emëron ministrat e rinj

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka thënë se kabineti qeveritar është plotësuar me ministra të rinj. Ministrat e rinj janë zgjedhur pasi që disa prej ministrave të deritashëm janë liruar nga detyra pasi janë zgjedhur deputetë të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit. Sipas Mustafës, ministrat e rinj janë: Emanuel Demaj, ministër i […]
Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka thënë se kabineti qeveritar është plotësuar me ministra të rinj.
Ministrat e rinj janë zgjedhur pasi që disa prej ministrave të deritashëm janë liruar nga detyra pasi janë zgjedhur deputetë të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit.
Sipas Mustafës, ministrat e rinj janë: Emanuel Demaj, ministër i Punëve të Jashtme, Kurtan Kajtazi ministër i Bujqësisë dhe Valentin Toçi, ministër i Tregtisë.
“Të gjithë sektorët i kemi mbuluar me përgjegjës”, tha kryeministri Isa Mustafa.
Më 2 gusht, kryeministri Mustafa ka marrë vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të deritashëm të kabinetit, përkatësisht të zëvendëskryeministrit Ramiz Kelmendi, si dhe ministrave Enver Hoxhaj, Avdullah Hoti, Lutfi Zharku, Memli Krasniqi, Hykmete Bajrami, Rasim Demiri, Kujtim Shala dhe Arban Abrashi./Kallxo.com












