Mustafa: Bajram Rexhepi ishte i besueshëm, punoi bashkë me Rugovë

Kryeministri Isa Mustafa ka mbajtur një fjalë rasti kushtuar ish-kryeministrit tashmë të ndjerë Bajram Rexhepi. “Më lejoni që në emër të Qeverisë së Kosovës t’ju shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi”, tha në fillim të fjalës së tij Mustafa, duke shtuar se Rexhepi ishte një njeri shumëdimensional me punën e tij […]

Kryeministri Isa Mustafa ka mbajtur një fjalë rasti kushtuar ish-kryeministrit tashmë të ndjerë Bajram Rexhepi.

“Më lejoni që në emër të Qeverisë së Kosovës t’ju shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi”, tha në fillim të fjalës së tij Mustafa, duke shtuar se Rexhepi ishte një njeri shumëdimensional me punën e tij në shërbim të popullit të Kosovës.

“Ai si kryeministër bashkë me presidentin Ibrahim Rugova punuan në ndërtimin e institucioneve të pavarura të Kosovës”, tha Mustafa, duke shtuar se Rexhepi ishte bartës edhe i pozitave të tjera shtetërore, por mbi të gjitha ishte një njeri me autoritet të madh në Kosovë.

“Ai do të mbahet mend si kryeministër i dalë nga zgjedhjet e para të lira në Kosovë. Ishte një njeri i besueshëm. Si kryeministër dhe si deputet, si kryetar komune dhe si deputet la gjurmët e tij kudo që ishte. Ndarja nga jeta e Rexhepit është një humbje për familjen dhe shoqërinë, por ne do të jemi mirënjohës për kontributin që e ka dhënë për vendin. Zoti e bekoftë Bajram Rexhepin”, tha Mustafa në fjalën e tij.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?