Muslimanët në Arakan po përballen me gjenocid të heshtur

Muslimanët në Arakan po përballen me gjenocid të heshtur

Mijëra muslimanë të shtetit perëndimor të Mianmarit, Arakan, vazhdojnë të lëshojnë shtëpitë e tyre për shkak masakrës ndaj tyre nga qeveria e Mianmarit dhe murgjit budistë, transmeton Anadolu Agency. Mijëra civilë të prekur nga paniku vazhdojnë të ikin nga dhuna e ushtrisë së Mianmarit në Arakan drejt kufirit me Bangladeshin, përfshirë edhe qindra të plagosur. […]

Mijëra muslimanë të shtetit perëndimor të Mianmarit, Arakan, vazhdojnë të lëshojnë shtëpitë e tyre për shkak masakrës ndaj tyre nga qeveria e Mianmarit dhe murgjit budistë, transmeton Anadolu Agency.

Mijëra civilë të prekur nga paniku vazhdojnë të ikin nga dhuna e ushtrisë së Mianmarit në Arakan drejt kufirit me Bangladeshin, përfshirë edhe qindra të plagosur.

Nga Zyra e Këshilltarit Shtetëror theksuan se sulmet vdekjeprurëse në vendet kufitare në shtetin perëndimor Arakan shpërthyen të premtem, duke lënë të vdekur një ushtar, 10 oficerë policie, një zyrtar të emigracionit dhe 77 militantë.

Mirëpo, më vonë nga raportimet e mediave doli në shesh se forcat e sigurisë së Mianmarit përdorën forcë të tepruar dhe zhvendosën mijëra fshatarë muslimanë Rohingya, duke shkatërruar shtëpitë me mortajë dhe armë të tjera.

Zëdhënësja e Këshillit Evropian për Muslimanët Rohingya (ERC), Anita Schug, dje në Gjenevë tha se mes dy dhe tre mijë muslimanë janë vrarë në sulmet e ushtrisë së Mianmarit në Arakan, edhe atë vetëm në tre ditët e kaluar.

Ajo për AA duke theksuar se “në Arakan jemi ballë për ballë me një gjenocid të heshtur”, tha se masakrat e fundit të ushtrisë kundër muslimanëve në Arakan janë me përmasa disa herë më të mëdha sesa ato të vitit 2012 dhe ngjarjet e tetorit të vitit të kaluar.

Ky rajon po ballafaqohet me tensione në rritje të vazhdueshme mes popullsisë së saj budiste dhe muslimane, që nga shpërthimi i dhunës në vitin 2012.

Ndryshe, muslimanët e Arakanit humbën të drejtën e shtetësisë në Mianmar nëpërmjet një ligji të miratuar në vitin 1982, ndërsa llogariten si popull “pa shtet”. Ata llogariten si “pakica më e persekutuar” nga OKB, ndërsa përballen me dhunë dhe me diskriminim ligjor, ekonomik dhe shoqëror.

Ata u përballën me dhunë masive pas sulmeve në tetor të vitit të kaluar ndaj tre stacioneve kufitare, ku humbën jetën tetë policë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?