A mund të jetë ky plani B i PAN-it për seancën e nesërme

Nëse Behgjet Pacolli e AKR sonte përfundimisht vendosin që të mos e votojnë nesër kandidatin e Koalicionit PDK- AAK- Nisma për kryetar Kuvendi, Kadri Veseli, dhe kandidatin për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj, atëherë PAN ka planin B. Burime të Gazetës Blic theksojnë se janë optimist se sonte takimi ndërmjet Haradinajt e Veselit nga […]

Burime të Gazetës Blic theksojnë se janë optimist se sonte takimi ndërmjet Haradinajt e Veselit nga PAN me liderin e AKR-së Behgjet Pacolli do të përfundojë më sukses.

Megjithatë, nëse kreu i AKR-së u thotë JO, atëherë PAN sipas të gjitha gjasave mund të provoj që numrat t’i bëjë me votën e deputetit Labinot Tahiri.

“Nëse nuk ka marrëveshje PAN do të marrë pjesë në seancën e nesërme. Ndonëse për atë se a do ta propozojnë emrin e kandidatit do të vendoset nesër, megjithatë plani i PAN-it është që përmes votës së Teuta Rugovës e Labinot Tahirit ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit dhe qeverinë”, tha ky burim.

Nga AKR sot ka pasur qëndrime të ndryshme nëse do të arrijnë apo jo marrëveshje me PAN-in. Zyrtarë të kësaj partie kanë dhënë deklarata të ndryshme në lidhje me këtë çështje.

Ndërkohë, kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri në mbajtjen e seancës konstituive.

Edhe pse lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ende nuk e dijnë nëse janë të gatshëm për seancën konstituive, duke vënë dyshim për pjesëmarrje, kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se deputetët e partisë së tij do të jenë prezent në seancë.

Seanca do të mbahet nesër nga ora 10:00.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?