Muçolli: Askush nuk na ftoi kur u prezantua Arban Abrashi si kandidat për Prishtinën

Muçolli: Askush nuk na ftoi kur u prezantua Arban Abrashi si kandidat për Prishtinën

    Isa Mustafa, Agim Veliu e Lutfi Haziri kishin vendosur të injoronin Degët e LDK’së në Prishtinë kur prezantuan Arban Abrashin për Kryetar të Kryqytetit. Aty madje nuk ishte as Ismet Beqiri, njëri prej njerëzve kryesor të kësaj partie në Prishtinë. Kryetari i Degës së IV të LDK’së thotë se askush nuk i ftoi […]

 

 

Isa Mustafa, Agim Veliu e Lutfi Haziri kishin vendosur të injoronin Degët e LDK’së në Prishtinë kur prezantuan Arban Abrashin për Kryetar të Kryqytetit. Aty madje nuk ishte as Ismet Beqiri, njëri prej njerëzve kryesor të kësaj partie në Prishtinë. Kryetari i Degës së IV të LDK’së thotë se askush nuk i ftoi në ceremoninë e prezantimit të kandidatit. Tha se vetëm prej mediave u njoftuan se çfarë ndodhi.

Isa Mustafa, Kryetar i LDK’së dhe dy Nënkryetarët, Agim Veliu e Lutfi Haziri kishin organizuar prezantimin e Arban Abrashit për Kryetar të LDK’së.

Në krejt këtë ceremoni ishin injoruar të gjithë kryetarët e Degëve të LDK’së në Prishtinë.

Madje, nuk ishte ftuar as Ismet Beqiri, Kryetar i Degës së V të LDK’së dhe Sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie.

Pa ftesa ishin edhe katër kryetarët tjerë të degëve më të rëndësishme të LDK’së në Prishtinë.

Kryetari i Degës së IV’së, Halim Muçolli thotë se nuk e di pse nuk u ftuan të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Abrashit si kandidat i LDK’së për Kryetar të qytetit më të rëndësishëm në Kosovë.

“Vetëm nga mediat kemi marrë informacione. Asnjëri prej Kryetarëve të Degëve nuk ka marrë pjesë”, ka thënë Muçolli, dega e të cilit pati propozuar Vjosa Osmanin për Shefe të Prishtinës.

Arban Abrashi fitoi kandidaturën për Kryetar të Prishtinës në një garë me Ismet Beqirin e Avdullah Hotin, i cili në fund ishte tërhequr nga synimi për të qenë i pari i Prishtinës. Në një votim të fshehtë, i aplikuar për herë të parë në LDK, kishte fituar Arban Abrashi përballë Ismet Beqirit.

Ndërkohë, Beqiri, në një reagim publik, të shtunën, tha se i vjen keq pse LDK nuk e propozoi për Kryetar të Prishtinës. Tha se kishte përkrahjen e të gjitha strukturave të LDK’së. Madje, në atë reagim, Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së nuk e tha se do të përkrahin Arban Abrashin për Shef të Prishtinës.

Ndërkohë, Halim Muçolli thotë se e kanë obligim të përkrahin kandidaturën e Abrashit pavarësisht veprimeve të Kryesisë së LDK’së.

“Sigurisht se ne do ta përkrahim kandidaturën e Abrashit. Por, duhet të mblidhemi dhe të hartojmë një strategji për fitore”, ka shtuar ai.

Arban Abrashi, ish-Ministër dhe tash deputet, ka hyrë në garë për t’u bërë Shef i Prishtinës në një garë ku ballafaqohet me Shpend Ahmetin e Vetëvendosjes, Arbër Vllahiun e AAK’së, Lirak Çelajn e PDK’së e Selim Pacollin e AKR’së.

Prishtina prej pasluftës deri më 2013 ishte udhëhequr prej LDK’së. Fillimisht, Kryetar ishte Ismet Beqiri deri më 2007, pastaj Isa Mustafa deri më 2013, kur edhe humbi përballë Vetëvendosjes.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?