Molliqaj: U rikonfirmua aktakuza politike, përgjegjësit për vdekjen e Astritit të vihen para drejtësisë

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, përmes një statusi në Facebook, ka reaguar pas lirimit të aktivistëve të VV-së nga arresti shtëpiak. Ai ka thënë se lirimi nga arresti i Adeas, Egzonit dhe Frashërit është rikonfirmim që akuza ndaj aktivistëve ka qenë kryekëput politike. Molliqaj ka komentuar edhe masën e caktuar ndaj aktivistit tjetër, Atdhe Arifi, […]
Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, përmes një statusi në Facebook, ka reaguar pas lirimit të aktivistëve të VV-së nga arresti shtëpiak.
Ai ka thënë se lirimi nga arresti i Adeas, Egzonit dhe Frashërit është rikonfirmim që akuza ndaj aktivistëve ka qenë kryekëput politike.
Molliqaj ka komentuar edhe masën e caktuar ndaj aktivistit tjetër, Atdhe Arifi, të cilit iu është vazhduar arresti shtëpiak.
Deputeti Molliqaj ka kërkuar që përgjegjësit për vdekjen e Astrit Deharit, ndaj të cilit rëndonte akuza e njëjtë, të vihen sa më shpejtë para drejtësisë.
Ky është statusi i plotë i tij:
Lirimi nga arresti shtëpiak i Adeas, Egzonit dhe Frashërit është rikonfirmim që akuza ndaj aktivistëve tanë ka qenë kryekëput politike.
Lirimi i Atdheut nga burgu për t’ia vazhduar arrestin shtëpiak dëshmon që sistemi i drejtësisë i kapur nga klani Pronto ende nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga persekutimet e tyre politike.
Atdheu duhet të lirohet sa më shpejtë, ndërsa përgjegjësit për vdekjen e Astritit në burg duhet të vihen sa më shpejtë para drejtësisë.












