“Më mirë me Ramushin në Qeveri se në opozitë”

“Më mirë me Ramushin në Qeveri se në opozitë”

Lista Srpska, subjekti më i madh politik serb në Kosovë, e cila ka 9 deputetë në Kuvendin e Kosovës, nuk dëshiron të shkojë në opozitë edhe nëse mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk përfill kërkesat e kësaj Liste si kusht për të qenë pjesë e Qeverisë, shkruan sot gazeta Zëri. Gazeta […]

Lista Srpska, subjekti më i madh politik serb në Kosovë, e cila ka 9 deputetë në Kuvendin e Kosovës, nuk dëshiron të shkojë në opozitë edhe nëse mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk përfill kërkesat e kësaj Liste si kusht për të qenë pjesë e Qeverisë, shkruan sot gazeta Zëri.

Gazeta “Blic” e Beogradit ka shkruar, ndërsa përcjellin mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës, për atë se çfarë mund të kërkojë Lista Serbe nga Haradinaj dhe çfarë do të thoshte shkuarja e saj në opozitë. Sipas kësaj gazete, do të jetë shumë më mirë që Lista Serbe të jetë pjesë e Qeverisë së Ramush Haradinajt, edhe nëse nuk plotësohen të gjitha kërkesat, sesa shkuarja e saj në opozitë.

“Pjesëmarrja e Listës Serbe në Qeverinë e re të Kosovës do të mundësonte që në mënyrë institucionale dhe që me më shumë sukses të luftojë për interesat e veta, edhe nëse ata, përfaqësuesit e kësaj liste, të etiketoheshin si ‘serbët e Haradinajt’. Mosmbështetja e të ashtuquajturit ‘Koalicion i luftës’ do t’i shtynte përfaqësuesit serbë në opozitë, e që do të bënte që të vazhdojë margjinalizimi i popullit serb”, vlerëson gazeta.

Megjithatë, sipas “Blic”, mbështetja e Listës Serbe dhënë koalicionit “të luftës”, kandidati i të cilit për kryeministër të Kosovës është Ramush Haradinaj, do të varet nga ajo se sa koalicioni do të jetë në gjendje ta krijojë shumicën në Kuvendin e Kosovës, e që aktualisht u mungon vetëm një deputet për ta fituar shumicën e thjeshtë prej 61 deputetëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?