Më mirë kompromis, se zgjedhje të reja

Më mirë kompromis, se zgjedhje të reja

Analisti amerikan, Daniel Serwer, gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke folur për situatën aktuale politike dhe ngërçin dymujor, ka thënë se kjo zvarritje do të ketë edhe koston e vet. Më tej analisti amerikan ka thënë se do të ishte shumë më mirë sikur klasa politike kosovare do të arrinte deri te një konsensus politik […]

Më tej analisti amerikan ka thënë se do të ishte shumë më mirë sikur klasa politike kosovare do të arrinte deri te një konsensus politik për gjetjen e një zgjidhjeje sesa vendi të dërgohej në zgjedhje të reja parlamentare.

Zëri: Z. Serwer, as dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë nuk po mund të formohen institucionet qendrore si pasojë e mosunitetit politik. A po humb Kosova në raport me institucionet ndërkombëtare si pasojë e këtij ngërçi politik?

Serwer: Sigurisht që ngërçi politik do të ketë koston e vet, mirëpo edhe këto “varësi -ngërçe” të parlamentit ndodhin. Madje edhe në demokraci, të cilat kanë shumë më shumë eksperiencë, politikanët shpeshherë bëjnë me muaj të tërë për të krijuar qeverinë e re. Në ndërkohë, ekziston një kujdestar në vend. Unë besoj që po bën punën e nevojshme dhe të domosdoshme të Qeverisë.

Zëri: Koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma) ka dalë më i madhi në zgjedhjet e 11 qershorit, mirëpo i mungojnë numrat e nevojshëm për ta formuar Kuvendin dhe Qeverinë. Në mungesë të votave të nevojshme ky koalicion nuk po merr pjesë as në seancat e Kuvendit, pavarësisht ftesës së SHBA-së, të Gjermanisë, të Francës, të Anglisë, të Italisë që të shkojnë në Kuvend. A duhet përfaqësuesit politikë të gjejnë zgjidhje kompromisi, pasi vendi rrezikon që përsëri të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme?

Serwer: Unë vetëm shpresoj që njerëzit do t’i bëjnë përpjekjet e duhura që të arrijnë deri te një zgjidhje me kompromis më parë se të vendosin për zgjedhje të reja. Megjithatë, vendimi u takon kosovarëve e jo të huajve.

Të ngjashme
Tasholli: Qytetaria duhet t’ia marrë Gjykatës Speciale të drejtën të flasë në emër të saj

Tasholli: Qytetaria duhet t’ia marrë Gjykatës Speciale të drejtën të flasë në emër të saj

Tasholli: Çka ndodh në Hagë do të reflektojë te Kosova, jo te partitë politike

Tasholli: Çka ndodh në Hagë do të reflektojë te Kosova, jo te partitë politike

Tasholli për protestën kundër Gjykatës Speciale: UÇK-ja është mbi të gjitha partitë politike

Tasholli për protestën kundër Gjykatës Speciale: UÇK-ja është mbi të gjitha partitë politike

🔴LIVE| Intervistë me Ismail Tasholli, themelues dhe kryesues i “LIRIA KA EMËR”

🔴LIVE| Intervistë me Ismail Tasholli, themelues dhe kryesues i “LIRIA KA EMËR”

Gashi i PDK-së tregon dy veprime që duhet t’i ndërmarrë KQZ për të shmangur “vjedhjen” e zgjedhjeve

Gashi i PDK-së tregon dy veprime që duhet t’i ndërmarrë KQZ për të shmangur “vjedhjen” e zgjedhjeve

Kur mund të konsiderohet i përfunduar procesi zgjedhor, tregon përfaqësuesi i PDK-së në KQZ

Kur mund të konsiderohet i përfunduar procesi zgjedhor, tregon përfaqësuesi i PDK-së në KQZ

Vjedhja e votave, si u vendos rinumërimi nga KQZ, tregon Gashi i PDK-së

Vjedhja e votave, si u vendos rinumërimi nga KQZ, tregon Gashi i PDK-së

Gashi i PDK-së: Në secilin subjekt politik ka pasur përpjekje për devijimin e vullnetit të qytetarëve

Gashi i PDK-së: Në secilin subjekt politik ka pasur përpjekje për devijimin e vullnetit të qytetarëve

🔴LIVE| Intervistë me Ilir Gashin anëtarin e PDK’së në KQZ

🔴LIVE| Intervistë me Ilir Gashin anëtarin e PDK’së në KQZ

A do të kandidojë Lutfi Haziri për kryetar të LDK’së?

A do të kandidojë Lutfi Haziri për kryetar të LDK’së?

Haziri: LDK-ja do të rikthehet fuqishëm, Vetëvendosja ka shumicë për Qeveri, por jo për president

Haziri: LDK-ja do të rikthehet fuqishëm, Vetëvendosja ka shumicë për Qeveri, por jo për president

Haziri: Herët a vonë, të gjithë kryeministrat kalojnë kah zyrat e LDK-së

Haziri: Herët a vonë, të gjithë kryeministrat kalojnë kah zyrat e LDK-së

🔴LIVE| Intervistë me Lutfi Hazirin, nënkryetarin e LDK’së

🔴LIVE| Intervistë me Lutfi Hazirin, nënkryetarin e LDK’së