Ministri i Jashtëm i Austrisë: Europa të hapë sytë, me atë që po ndodh në Ballkan

Ministri i Jashtëm i Austrisë: Europa të hapë sytë, me atë që po ndodh në Ballkan

Në një shkrim të sajin gazeta gjermane “Handelsbalt” ka analizuar situatën në Ballkanin Perëndimor dhe rreziqet e mundshme që kjo pjesë e rajonit të largohet përfundimisht nga influence perëndimore. Duke ju referuar një prononcimi për gazetën të ministrit të Jashtëm të Austrisë Sebastian Kurz paralajmërohet se ndikimi në rritje i Turqisë, Rusisë, dhe madje edhe […]

Në një shkrim të sajin gazeta gjermane “Handelsbalt” ka analizuar situatën në Ballkanin Perëndimor dhe rreziqet e mundshme që kjo pjesë e rajonit të largohet përfundimisht nga influence perëndimore.

Duke ju referuar një prononcimi për gazetën të ministrit të Jashtëm të Austrisë Sebastian Kurz paralajmërohet se ndikimi në rritje i Turqisë, Rusisë, dhe madje edhe i Arabisë Saudite në këtë pjesë të Europës mund të bëjë që BE-ja dhe SHBA të humbasin kontrollin mbi këto vende si Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnje- Hecegovina dhe Maqedonia.

Në funksion të parandalimit të kësaj që po ndodh, kryediplomati austriak Kurz, thirrje për përshpejtimin e procesit të aderimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.

“Në Sarajevë dhe Prishtinë gratë paguhen që të veshin burka në publik. Ne nuk mund ta shohim dhe të mos bëjmë asgjë”, deklaroi ai për gazetën Handelsbalt, duke theksuar se mes Shteteve në rajon ka ende  tensione serioze.

Gazeta raporton gjerësisht mbi përpjekjet e BE-së dhe NATO-s për të mbajtur nën ndikimin e saj këto vende  dhe vë në dukje “konkurencën” mes njëra tjetrës, me të cilën përballen Shtetet e Bashkuara, Rusia, Turqia dhe Arabia Saudite.

Për sa i përket rolit të Gjermanisë, “Handelsblatt”, kujton se në vitin 2014 ndërmori iniciativën për të intensifikuar marrëdhëniet me Ballkanin, duke i inkurajuar reformat dhe bashkëpunimin në kuadër të “Procesit të Berlinit”. Kjo iniciativë nuk pati shumë progres, çka detyroi Gjermaninë të ofrojë paketën Berlin Plus.

Gazetë shkruan se Turqia nga ana tjetër, është e fokusuar në Ballkan për arsye sa emocionale aq edhe logjike.

“Shekujt e dominimit turk në Ballkan lanë pas pakica myslimane dhe një trashëgimi kulturore dhe arkitektonike. Shumë monumente historike jane restauruar nga agjencitë e qeverisë turke”, raporton gazeta gjermane, duke shtuar se Ankaraja po nxit një axhendë ekonomike shumë racionale dhe të studiuar mirë.

Kohët e fundit investimet turke janë shtrirë në minierat e Kosovës dhe aviacionin civil në Shqipëri, ndërsa në maj u nënshkrua marrëveshja e tregtisë së lirë me Bosnjën. Në të njëjtën kohë, Rusia duket se po shfrytëzon lidhjet historike dhe fetare kryesisht me Serbinë. Serbët, sipas një sondazhi të kohëve të fundit, janë në pjesën dërrmuese prorusë dhe nuk shohin me simpati NATO-n, analizohet ekspasioni ekonomik I Turqisë në rajonin tonë.

Nga ana tjetër një lojtar tjetër I rëndësishëm si Rusia nuk “fle gjumë”/ Sipas medias gjermane në një vizitë të fundit në Serbi zv/Kryeministri i Rusisë, Dmitry Rogozin theksoi se, “Serbia kurrë nuk do të bashkohet me BE-në”.

Artikulli flet edhe për aspiratat e Kinës për të fituar një rol në rajon, kryesisht përmes projektit masiv të infrastrukturës dhe tregtisë, me të cilat synon të lehtësojë komunikimin nëpër Euroazi dhe parashikon një investim prej 10 miliardë eurosh nga ana e Pekinit në 16 vende të Evropës Lindore dhe Juglindore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?