Ministri i jashtëm austriak: Në Prishtinë e Sarajevë gratë po paguhen për t’u mbuluar

Ministri i jashtëm austriak: Në Prishtinë e Sarajevë gratë po paguhen për t’u mbuluar

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz ka bërë thirrje për përshpejtimin e procesit për afrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Kjo për shkak se ai e sheh në rritje ndikimin e Turqisë dhe Arabisë Saudite në këtë rajon. Ai ka thënë se në Prishtinë dhe Sarajevë, gratë paguhen për t’u mbuluar. Ministri i Jashtëm […]

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz ka bërë thirrje për përshpejtimin e procesit për afrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Kjo për shkak se ai e sheh në rritje ndikimin e Turqisë dhe Arabisë Saudite në këtë rajon. Ai ka thënë se në Prishtinë dhe Sarajevë, gratë paguhen për t’u mbuluar.

Ministri i Jashtëm austriak ka thënë se në Sarajevë dhe në Prishtinë “gratë paguhen për t’u mbuluar, për të marrë rrugë të ndryshimit, por ne nuk do të qëndrojmë duarkryq”, ka thënë ministri për “Hendelsblatt”, transmeton Gazeta Express.

Derisa Bashkimi Europian është duke u përballur me sfida të tilla si referendumi i Mbretërisë së Bashkuar për të dalë nga Bashkimi Europian, kriza e refugjatëve apo terrorizmi islamik, ministri ka thënë se nuk duhet harruar edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gazeta shkruan se ky rajon, me shtete të reja, ku tensionet janë në rritje kohëve të fundit në mes grupeve të ndryshme etnike, citon ministrin i cili thotë se duhet të luajnë një rrol aktiv në këtë rajon dhe të mbështesin reformat dhe luftën kundër radikalizmit.

“Ne duhet pra të vazhdojmë të luajmë një rrol aktiv në këtë rajon të rëndësishëm për BE-në për të mbështetur reformat dhe luftën kundër radikalizmit dhe një perspektivë të besueshme që Bashkimi Europian e ofron”, ka thënë shkurt ministri i jashtëm austriak.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?