Milaim Zeka tregon se çfarë do të ndodh nesër në Kuvend

Sipas Zekës nesër në seancën konstituive nuk do të zgjidhet asgjë Deputeti në radhët e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka thënë se nesër në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës do të flitet me gishta. “Neser do flasim vetemevete ne Parlament. Neser, PAN-ni nuk shkon ne Parlament. Neser nuk zgjidhet as kryetari, […]
Sipas Zekës nesër në seancën konstituive nuk do të zgjidhet asgjë Deputeti në radhët e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka thënë se nesër në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës do të flitet me gishta. “Neser do flasim vetemevete ne Parlament.
Neser, PAN-ni nuk shkon ne Parlament. Neser nuk zgjidhet as kryetari, as kryesia, as kurgja hiq. Do flasim me gishta”, ka shkruar ai në “Facebook”. Ai foli edhe për Kryesuesin e Kuvendit Adem Mikullovcin duke thënë se Ademi prapë do të na thotë ndonjë llaf relaksues. “Do te merr instrukcione nga gishtat e Glaukut, dhe nga mimika e Albinit”, shtoi Zeka.
Sipas Milaim Zekës nesër nuk do të ndodhë asgjë.
“Neser nuk do te kete as shpetthim i gazit lotsjelles. As pickim te ndonje ambasadori te huaje. Neser nuk do te ndodhe asgje, perpos nje ripetseritje e te bamit hore, perpara qytetareve, dhe nderkombetareve.
Ndoshta seanca do te mbyllet me ndonje poezi, te Fishtes, te Azem Shkrelit, apo dikujte tjeter…”, ka thënë ai përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare “Facebook”.












