Milaim Zeka tregon kur do të bëhen institucionet

Milaim Zeka tregon kur do të bëhen institucionet

Koalicioni PAN edhe në seancën e pestë konstituive nuk arriti ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit duke mos pasur numrat e nevojshëm, pra mbi 61 vota. Në anën tjetër, ishte kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ai që i kishte reaguar dhe i kishte kërkuar Kadri Veselit, kandidat i PAN-it për kryetar të Kuvendit, […]

Koalicioni PAN edhe në seancën e pestë konstituive nuk arriti ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit duke mos pasur numrat e nevojshëm, pra mbi 61 vota.

Në anën tjetër, ishte kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ai që i kishte reaguar dhe i kishte kërkuar Kadri Veselit, kandidat i PAN-it për kryetar të Kuvendit, që të dalë dhe të matet se a po e votojnë deputetët atë, apo jo.

Lidhur me këtë, deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka thënë se Kurti ka për qëllim ta çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, meqë e di se kurrë nuk do të bëhet kryeministër.

“Unë prapë po them në mënyrë hipotetike, nëse Albin Kurti e ka një shans me e bë qeverinë, PAN-i i ka 99 shansa, në proporcion me Vetëvendosjen. Albini po do ta çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ai e di se nuk mund ta bëjë Qeverinë, e di që kurrë nuk do bëhet kryeministër në këtë mandat dhe po luan me zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline.

Sipas Zekës, një qëllim i tillë i Kurtit nuk do të ndodhë për  shkak se nuk do e lejojë Bashkësia Ndërkombëtare, e cila sipas tij, do të lëvizë në drejtim të zgjidhjes së krizës institucionale deri në seancën e radhës.

“Mendoj që nuk do të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme për dy arsye. E para, se Bashkësia Ndërkombëtare nuk lejon që të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme, dhe e dyta, mendoj se deri në seancën e ardhshme do të lëvizë pikërisht Bashkësia Ndërkombëtare dhe do të bëhet edhe Kryesia e Parlamentit dhe do bëhet edhe Qeveria”, është shprehur Zeka.

Tutje, ai ka shtuar se përveç kreut të PDK-së, Kadri Veselit, atij të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe të Nismës për Kosovën, Fatmir Limajt, askush tjetër nuk e di nëse janë numrat për kryeparlamentarin dhe për Qeverinë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?