Milaim Zeka merr një vendim për seancën e së hënës

Deputeti nga radhët e Nismas, Milaim Zeka ka thënë se nuk do të marrë pjesë në seancën e ditës së hënë. Ai thotë se këtë e bën në shenjë proteste, të asaj që ‘’VV po e shfrytezon foltoren e Kuvendit vetem per sulme ndaj PAN/it’’. Ndërsa shkruan se kryesuei Adem Mikullovci nuk mund ta thërrasë […]
Ai thotë se këtë e bën në shenjë proteste, të asaj që ‘’VV po e shfrytezon foltoren e Kuvendit vetem per sulme ndaj PAN/it’’.
Ndërsa shkruan se kryesuei Adem Mikullovci nuk mund ta thërrasë seancën kur dëshiron, por duhet konsultuar me partitë.
Ja shkrimi i plotë i Zekës në Facebook:
‘’Te hanen nuk shkoje ne seance te Kuvendit
Loja e VV me seancat e Kuvendit, ashte bere e padurueshme. Prononcimi i kolegut Haxhi Shala rreth kesaj logjike te autoritarizmit, eshte e sakte. Adem Mikullovci eshte zot shtepije i Kuvendit. Ai, duke zbatuar urdherat e Partise, tha se “seancen e therret kur te don ai”! Po ne praktike nuk eshte keshtu. Konsultat paraprake me te gjitha partite politike, jane te domosdoshme.
Ne shenje proteste ndaje kesaj anarkie institucionale, ne shenje proteste qe VV po e shfrytezon foltoren e Kuvendit vetem per sulme ndaj PAN/it, une si deputet, nuk do te marre pjese ne seancen e dites se hene.
Shpresoje qe Adem Mikullovci e kupton qe po keqeperdoret ne menyre extreme nga partia e tije, e cila po e ka te veshtire qe te mesohet nga kalimi i politikes ne rruge, ne politiken institucionale.
VV ka nevoje per reflektim, ka nevoje per hudheje te kapadaillekut, dhe per bashkepunim institucional, edhe me ata qe mendojne ndryshe!’’/Periskopi/












