Milaim Zeka ka një njoftim për qytetarët, ja çfarë thotë se do të ndodhë në seancën e ardhshme

Deputeti nga radhët e Nismas, Milaim Zeka iu ka drejtuar qytetarëve të Kosovës duke ju thënë se janë në bisedime për të gjetur një mënyrë të daljes nga kriza. Ai tregon se bashkë me kolegë të Nismas po takohen dhe po bisedojnë për ndonjë zgjidhje, duke u shprehur i bindur se në seancën e […]
Deputeti nga radhët e Nismas, Milaim Zeka iu ka drejtuar qytetarëve të Kosovës duke ju thënë se janë në bisedime për të gjetur një mënyrë të daljes nga kriza.
Ai tregon se bashkë me kolegë të Nismas po takohen dhe po bisedojnë për ndonjë zgjidhje, duke u shprehur i bindur se në seancën e radhës do të vazhdojnë tutje.
Madje Zeka ka thënë se për aq sa ai ka informacion, seanca e radhës do të jetë e gëzueshme.
Ja shkrimi i plotë në Facebook:
Te gjithe po punojme per zhbllokimin e institucioneve
Te nderuar qytetare, shumica e ne deputeteve jemi ne bisedime per te gjetur nje menyre se si te dalim nga kjo situate.
Une, sebashku me kolege te tjere te NISM-es, po takohemi, edhe po bisedojme per çdo opcion te mundeshem. Personalisht, jam takuar me shumicen e deputeteve, edhe jam shume i bindur se ne seancen e radhes do te vazhdojme tutje. Aresyeja qe po shkruaj kohe pas kohe, eshte thjeshte informimi i votueseve, edhe i njerezeve qe kane aresye politike, dhe njerezore.
Do beja apel tek koleget e mi gazetare, qe te shkojne pertej lajmeve spekulative te disa spekulanteve politik, te cilet fare nuk skuqen kur thojne gjera teresisht te pa verteta, vetem per klikime.
Mediat e kane per obligim qe ta njoftojne publikun ne menyre korrekte, si dhe te flasin per bllokuesit e vertete, si dhe te informojne se kur eventualisht pritet formimi i institucioneve?!!!
Per aqe sa une kam informacion, seanca e radhes do te jet nje ngjareje e gezueshme per qytetaret e Kosoves. Do ta kalojme pengesen e pare, qe te kalojme te formimi i qeverise!












