Milaim Zeka flet për ‘znaçkën’, ja reagimi i tij

Milaim Zeka flet për ‘znaçkën’, ja reagimi i tij

Fjalimi i ashpër i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, në vazhdimin e gjashtë të seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës, ka ngjallur reagime të shumta. Veseli, pas përplasjes që kishte me kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti, ka pasur një replikë edhe me deputetin e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka. […]

Fjalimi i ashpër i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, në vazhdimin e gjashtë të seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës, ka ngjallur reagime të shumta.

Veseli, pas përplasjes që kishte me kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti, ka pasur një replikë edhe me deputetin e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka.

Veseli e sugjeroi Zekës të mos qeshte fare, pasi ai u dëgjua duke replikuar me të. Por, Veseli iu drejtua atij me fjalët “Milaim, ku e ke znaçkën se je prej Abrie”.

Mirëpo, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, deputeti Milaim Zeka, ka sqaruar se fjala e Veselit, nuk është thënë në kontekst negativ.

Sipas tij, qëllimi i kryetarit të PDK-së, ishte që t’i tregonte Vetëvendosjes, se ata nuk “janë më patriotë se sa Milaim Zeka”.

“Kurgja nuk ka qenë, ajo nuk ka qenë diçka në kontekst negativ. Përkundrazi, Veseli deshi t’i thoshte Vetëvendosjes, që ‘Milaimi me krejt kontributin e vet që vjen nga një fshat shumë i vlerësuar, megjithatë nuk e ka shenjën e flamurit dhe  kjo nuk do të thotë që ju jeni më patriot se sa Milaimi’. Nuk ka pasur kurrfarë konotacioni negativ në raport me mua”, ka deklaruar Zeka.

Ai ka thënë se përkundër që ka moskuptime me Kadri Veselin, ky i fundit nuk bie në nivel të debateve të tilla.

“Ka pasur reagime të shumta, e di edhe ajo kur ka thënë ‘mos qesh’, edhe ‘Mao Albin Kurtit’, por nuk m’u ka drejtuar negativisht. Kam moskuptime me Kadrinë, por me mua ai në ato nivele nuk bie”, ka theksuar Zeka.

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?