Milaim Zeka: Edhë unë ia premtoj votën Albin Kurtit nëse..

Milaim Zeka, deputeti i Nisma-s, përmes një statusi të tij në Facebook, ka komentuar atë çfarë ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, shkruan Periskopi. Të njëjtin propozim sikurse bashkëpartiaku Bilall Sherifi e ka thënë edhe Zeka. Sipas tij nëse Albin Kurti i bënë 60 numra me deputet shqiptarë, ai do të ketë edhe votën […]
Milaim Zeka, deputeti i Nisma-s, përmes një statusi të tij në Facebook, ka komentuar atë çfarë ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, shkruan Periskopi.
Të njëjtin propozim sikurse bashkëpartiaku Bilall Sherifi e ka thënë edhe Zeka. Sipas tij nëse Albin Kurti i bënë 60 numra me deputet shqiptarë, ai do të ketë edhe votën e Zekës.
“Prej sot topi ashte ne doren e Albin Kurtit.Ultimatumi im drejtuar PAN-it per mosbojkotim , piu uje sot. Edhe emri i kandidatit per kryetar ishte, Kadri Veseli, po numerat nuk ishin.
Edhe voten time e ka Albini nese i ban 60 vota shqipetare per qeveri! Albini vet deklaroi se nuk ka asnje komunikim me Isa Mustafen. Se kah do t i baje numerat Albini, nje Zot e di…”, ka shkruar Zeka.
Statusi i plotë i Milaim Zekës në Facebook:
Prej sot topi ashte ne doren e Albin Kurtit
Ultimatumi im drejtuar PAN-it per mosbojkotim , piu uje sot. Edhe emri i kandidatit per kryetar ishte, Kadri Veseli, po numerat nuk ishin.
Dy propozime jane interrsante sot per Kuvendin. Propozimi i pare erdhi nga Kadri Veseli per Albin Kurtin: “Bani 61 numera, une terhiqem”!
Propozimi i dyte erdhi nga Bilall Sherifi i NISMES: “Nese Albini i ban 60 numera me deputet shqipetar, per qeveri, vota 61 do jet e imja”!
Edhe voten time e ka Albini nese i ban 60 vota shqipetare per qeveri!
Albini vet deklaroi se nuk ka asnje komunikim me Isa Mustafen. Se kah do t i baje numerat Albini, nje Zot e di…












