Mikullovci: Uzurpuesit s’po e dorëzojnë shtetin

Mikullovci: Uzurpuesit s’po e dorëzojnë shtetin

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Adem Mikullovci, thotë se nuk do të thërrasë seanca të Kuvendit pa u marrë vesh mes vete drejtuesit e partive politike. Sipas tij, pas seancës të së enjtes, të cilën e kishte caktuar me kërkesë të koalicionit PAN dhe të cilët dje nuk ishin në gjendje ta propozojnë kandidatin […]

Sipas tij, pas seancës të së enjtes, të cilën e kishte caktuar me kërkesë të koalicionit PAN dhe të cilët dje nuk ishin në gjendje ta propozojnë kandidatin për kryeparlamentar, qytetarët po e shohin qartë se kush po e bllokon shtetin. Këto komente Mikullovci i ka bërë gjatë një bisede të shkurtër për Zërin.

“Qytetarët e Kosovës në këtë seancë e panë se kush janë ata që po e bllokojnë shtetin. Ata njerëz nuk janë të gatshëm ta dorëzojnë shtetin, të cilin e kanë uzurpuar qe 18 vjet. Ata nuk kanë forcë ta bëjnë një gjë të tillë, por nuk i kanë as numrat në Kuvend”, tha Mikullovci.

Ky i fundit thotë se seancën e radhës të Kuvendit do ta thërrasë kur të merren vesh lëvizja “Vetëvendosje” me LDK-në.

“Unë do të pres se si do të merren vesh partitë mes veti. I thash Albinit dhe koalicionit LAA merruni ju vesh, bëni çfarë të doni. Atë moment që më njoftoni, unë e thërras seancën e radhës. Nuk e thërras seancën vetëm kur të më thotë ‘Vetëvendosja’, por kur të thotë edhe LDK-ja”, tha deputeti i “Vetëvendosjes”.

Në seancën e djeshme kandidati i koalicionit PAN për kryeparlamentar, Kadri Veseli, ka deklaruar se në momentin që “Vetëvendosja” i siguron 61 vota të deputetëve, mund të i formojë institucionet.

I pyetur për një deklaratë të tillë të Veselit Mikullovci shpreson që të paktën një herë drejtuesi i PDK-së ta mbajë fjalën.

“Kadri Veseli tha se në momentin që i bëni 61 vota-ulëse, ia pafshi hairin Qeverisë. Unë pres që ata të paktën një herë ta mbajnë fjalën”, u shpreh Mikullovci.

Ai beson se “Vetëvendosja” do të mundë t’i sigurojë së paku 61 vota të deputetëve dhe sipas tij, ta propozojë kandidatin për kryeparlamentar dhe për kryeministër.

Sipas tij, PAN-i si koalicion i ka 39 vota dhe jo 60, ndërsa “Vetëvendosja” e vetme i ka 32 vota të deputetëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?