Mikullovci: Nuk thërras më seancë me kërkesë të PAN’it

Mikullovci: Nuk thërras më seancë me kërkesë të PAN’it

Kuvendi i Kosovës sot ka proceduar pa rezultat me vazhdimin e seancës konstituive, të filluar që nga 3 gushti, por nuk ka arritur sërish të zgjedhë kryetarin dhe nënkryetarët e këtij institucioni. Kryesuesi po zotohet se më nuk do të thërrasë seancë me ftesë të koalicionit PAN. Thotë se vetëm VV’ja e LAA’ja mund të […]

Kuvendi i Kosovës sot ka proceduar pa rezultat me vazhdimin e seancës konstituive, të filluar që nga 3 gushti, por nuk ka arritur sërish të zgjedhë kryetarin dhe nënkryetarët e këtij institucioni. Kryesuesi po zotohet se më nuk do të thërrasë seancë me ftesë të koalicionit PAN. Thotë se vetëm VV’ja e LAA’ja mund të propozojnë datën për caktimin e vazhdimit të seancës për kosnituimin e Kuvendit.

Zyrtarë të koalicionit PAN kanë deklaruar që nuk i kanë numrat. Ndërkohë që ka qenë vetë prijësi i këtij koalicioni dhe kandidati për kryeparlamentar nga koalicioni PAN, Kadri Veseli, ai i cili e ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje që t’i bëjë numrat për kryeparlamentar dhe ta dërgojë në Kuvend për votim.

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, deputeti më i vjetër, Adem Mikullovci, po zotohet se më nuk do të procedojë datë për vazhdimin e seancës konstituive edhe nëse PAN e kërkon këtë gjë. Mikullovci theksoi për Gazetën Express, se duhet të mbledhen partitë dhe të diskutojnë për koalicione të reja, në mënyrë që ai ta thërrasë seancën e re. Thotë se përveç tij, askush nuk mund të thërrasë seancë konstituive.

“Nuk ka të drejtë askush pos meje të thërras seancë. Unë nuk thërras seancë deri sa partitë të mblidhen e të diskutojnë si dhe të bëhen koalicionet e reja, prishjet, dhe të bëhen gati për ta vazhduar seancën”, ka thënë ai.

Mikullovci tutje theksoi, se menjëherë pas përfundimit të seancës, është mbledhur kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje, për të gjetur zgjidhje rreth sigurimit të 61 deputetëve për ta proceduar në Kuvend, emrin e kandidatit nga ky subjekt për krye parlamentar.

“ Unë i kam thënë VV’së se ata patën mbledhje, dhe unë isha pjesë e kryesisë, ata tash po mundohen pasi Kadri Veseli tha bëni 61 votë dhe Kuvendi është i juaji. Ata tash po mundohen që t’i bëjnë numrat. Kur t’i bëjnë numrat e të thërrasin seancë. Unë kur të merrem vesh vetëm më VV’në dhe ata që bëjnë koalicion. Nuk e di se me kë po dëshiron të bëjë VV’ja koalicion”, ka sqaruar Mikullovci.

E ndërkohë pas deklarimeve të koalicionit PAN se nuk i kanë numrat, si dhe polemikat në mes të këtij të fundit dhe zyrtarëve të VV’së, kryesuesi i saj, deputeti Adem Mikullovci e ndërpreu atë, duke thënë se do t’i njoftojë me kohë deputetët për vazhdimin e saj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?