Mësohet arsyeja tronditëse pse babai vrau fëmijën e porsalindur në Viti

Mësohet arsyeja tronditëse pse babai vrau fëmijën e porsalindur në Viti

Babai që vrau foshnjën e porsalindur në Viti, të cilën të martën ia la nën përkujdesje e ëma, është identifikuar me emrin Xhezmi Kosumi dhe është nga fshati Malinë, i cili gjendet në Karadakun e Shkupit në Maqedoni. Xhezmi Kosumi, babai monstër, 60 vjeçar, që dyshohet se vrau foshnjën e porsalindur, sipas informacioneve të siguruara […]

Babai që vrau foshnjën e porsalindur në Viti, të cilën të martën ia la nën përkujdesje e ëma, është identifikuar me emrin Xhezmi Kosumi dhe është nga fshati Malinë, i cili gjendet në Karadakun e Shkupit në Maqedoni.

Xhezmi Kosumi, babai monstër, 60 vjeçar, që dyshohet se vrau foshnjën e porsalindur, sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Express, nuk e ka pranuar që fëmija i porsalindur është i tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se fëmija është hedhur në një përroskë afër shtëpisë së vrasësit në Viti dhe gjithashtu ka njoftuar se rasti ka ndodhur pasi e ëma e kishte lënë foshnjën nën përkujdesje të babait, e që më pas ai e ka mbytur.

Gazeta Express ka vizituar sot shtëpinë ku ndodhi krimi, dhe sipas informacioneve të marra, Xhezmi Kosumi ka katër fëmijë, dy djem me gruan e tij të parë, të cilët janë të rritur, dhe dy të tjerë me gruan Zejnije Sylejmani, 40 vjeçare (një djalë të moshës 5 vjeçare dhe një vajzë të moshës 6 vjeçare).

Vëllai i Xhezmi Kosumit, Xhevat Kosumi ka thënë se gruaja e vëllait të tij, e identifikuar me emrin Zejnije Sylejmani “ka qenë me sëmundje mendore”.

Policia dje pas krimit, së bashku me ambulancën, trupin e foshnjës së vdekur e kanë gjetur të mbështjellë me batanije në përroin e fshatit Letnicë të Vitisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?