Mësimi mund të mos fillojë më 1 shtator, paralajmërohen greva nga mësimdhënësit (Video)

Testimi i mësimdhënësve nga Ministria e Arsimit është njëra nga arsyet kryesore që Sindikata e Arsimit pritet të futet në grevë. Pos kësaj, janë edhe: statusi i mësimdhënësve të Republikës së Kosovës për vitet e okupimit, përkatësisht vitet shkollore 1989-1990 dhe 1998-1999, sigurimi i 70% të pagesës së udhëtimit të mësimdhënësve si dhe zbatimi i […]
Testimi i mësimdhënësve nga Ministria e Arsimit është njëra nga arsyet kryesore që Sindikata e Arsimit pritet të futet në grevë.
Pos kësaj, janë edhe: statusi i mësimdhënësve të Republikës së Kosovës për vitet e okupimit, përkatësisht vitet shkollore 1989-1990 dhe 1998-1999, sigurimi i 70% të pagesës së udhëtimit të mësimdhënësve si dhe zbatimi i marrëveshjes që me rastin e pensionimit mësimdhënësit të marrin tri paga shtesë, që mbesin si kërkesa që SBASHK-u i ka për nivelin komunal dhe për Qeverinë.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj tha se Sindikata ka qëndrim të prerë kundër këtij testimi sepse nuk ka bazë ligjore dhe se kjo konsiderohet si degradim i diplomave të tyre universitare.
Për më shumë ndiqeni kronikën përgatitur.












