Mehmeti: UNMIK-u nuk bëri asgjë për të pagjeturit

Mehmeti: UNMIK-u nuk bëri asgjë për të pagjeturit

Kryetari i Shoqatës për të Zhdukur “Përkorë” në Podujevë, Latif Mehmeti duke akuzuar UNMIK-un, ka thënë se tash kur ky mision nuk ka asnjë kompetencë ekzekutive, ka filluar të interesohet për çështjen e të zhdukurve. Ndërsa, kur kjo çështje ishte kompetencë dhe përgjegjësi ekzekutive në Kosovë nuk është interesuar fare për fatin e mijëra të […]

Kryetari i Shoqatës për të Zhdukur “Përkorë” në Podujevë, Latif Mehmeti duke akuzuar UNMIK-un, ka thënë se tash kur ky mision nuk ka asnjë kompetencë ekzekutive, ka filluar të interesohet për çështjen e të zhdukurve.

Ndërsa, kur kjo çështje ishte kompetencë dhe përgjegjësi ekzekutive në Kosovë nuk është interesuar fare për fatin e mijëra të pagjeturve.

Ai në një opinion dërguar mediave, ka shkruar se pas 18 vite të qëndrimit dhe sundimit në Kosovë UNMIK-ut tani i ka rënë ndërmend për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Sipas tij, që nga përfundimi i luftës, në vitin 1999, deri në vitin 2007 Kosova është administruar tërësisht UNMIK-u. Pra, ka qenë përgjegjës për të gjitha institucionet e Kosovës: policinë, gjykatat, prokurorinë, arsimin, shëndetësinë, etj, përcjell Kosovapress.

“Me vetë faktin se ishte autoriteti kryesor administrativ, UNMIK-u kishte përgjegjësi edhe për çështjen e personave të zhdukur gjatë periudhës 1998-1999. Këtë kompetencë UNMIK-u e kishte deri pas shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kur në Kosovë vjen Misioni për Sundimin e Ligjit – EULEX, i cili mori shumë kompetenca për administrimin e Kosovës në aspektin e sigurisë dhe sundimit të ligjit, ndër to edhe çështjen e të Zhdukurve, kompetencë që e mban edhe sot. Mirëpo, me shpalljen e pavarësisë dhe me ardhjen e EULEX-it nuk u shua misioni i UNMIK-ut, i cili pa asnjë kompetencë vazhdon të qëndrojë në Republikën e Kosovës. Dhe shih ironinë, tash kur ky mision nuk ka asnjë kompetencë ekzekutive, ka filluar të interesohet për çështjen e të zhdukurve. Ndërsa, kur kjo çështje ishte kompetencë dhe përgjegjësi ekzekutive në Kosove nuk është interesuar fare për fatin e mijëra të pagjeturve. Prandaj nuk duhet të jesh shumë i mençur për ta kuptuar lojën e UNMIK-ut, sidomos kur të kihet parasysh se në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadorja e Kosovës në SHBA, zonja Vkora Çitaku kërkoi largimin e UNMIK-ut nga Kosova”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se është më shumë se absurde që tani kur është pa asnjë kompetencë dhe kur duhet të tërhiqet përfundimisht nga Kosova, UNMIK ka filluar kinse të punojë për çështjen e të zhdukurve dhe pajtimin shqiptaro-serb, duke hapur zyra të përbashkëta shqiptare dhe serbe. Krejt kjo mund të jetë një projekt i Serbisë nënë logon e UNMIK-ut, i mbështetur dhe financuar Kombet e Bashkuara.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?