Mediat serbe e lidhën emrin e Haradinajt me ISIS’in e Al Kaidën, reagon Pal Lekaj

Së fundi mediat serbe janë marrë me Daut Haradinajn, duke e akuzuar këtë të fundit që ka lidhje me Al Kaidën dhe ISIS-in. Nder te tjera është shkuar ata e akuzojnë Haradinajn për vrasjen e një polici serb të quajtur Miodrag Zotoviq. Lidhur me këtë ka reaguar ashpër nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, i cili […]
Së fundi mediat serbe janë marrë me Daut Haradinajn, duke e akuzuar këtë të fundit që ka lidhje me Al Kaidën dhe ISIS-in.
Nder te tjera është shkuar ata e akuzojnë Haradinajn për vrasjen e një polici serb të quajtur Miodrag Zotoviq.
Lidhur me këtë ka reaguar ashpër nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, i cili ka quajtur këto shpifje hipokrite.
“Daut Haradinaj, si çdo i ri në mbarë botën, i është bashkuar një kauze popullore për çlirimin e vendit të vet. Kjo nuk bjen ndesh me asgjë, sepse të gjitha konventat ndërkombëtare e pranojnë të drejtën e popujve për tu çliruar nga pushtuesit. Shpifjet e tilla, se njerëz të UÇK-së kanë lidhje me ISIS-in, janë më tepër se hipokrizi. Qëndrimet e Haradinaj përballë këtyre organizatave terroriste dihen botërisht. Shteti serb, është ai që ndoshta, po financon ekstreme të tilla në Kosovë. Daut Haradinaj në çdo rrethanë është angazhuar që brenda Kosovës të jetojnë të gjithë qytetarët e saj me të drejta të barabarta. Në asnjë rast a rrethanë nuk kanë ndodhur ato gjëra për të cilat pa fije turpi gënjejnë mediat qeveritare të Serbisë” shkruan Lekaj.
Tutje Lekaj ka bërë thirrje për tërë rajonin që të mos merren me, shpifjet e mediave serbe, si dhe të kontribuojnë në të vërtetën që çon në paqe të qëndrueshme.












