Media boshnjake: Me shqiptarët s’ka hajgare, shihni si e poshtëron Daçiqin kjo bukuroshe shqiptare

Media boshnjake: Me shqiptarët s’ka hajgare, shihni si e poshtëron Daçiqin kjo bukuroshe shqiptare

Paraqitja e ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, gjatë përballjes me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Dacic, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, ka impresionuar median boshnjake. Portali nga Bosnja, ‘Direktno24’, këtë përballje e ka titulluar “Me shqiptarët nuk ka hajgare: Shikoni se si e poshtëron Ivica Dacic’in kjo bukuroshe shqiptare”. Ambasadorja […]

Paraqitja e ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, gjatë përballjes me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Dacic, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, ka impresionuar median boshnjake.

Portali nga Bosnja, ‘Direktno24’, këtë përballje e ka titulluar “Me shqiptarët nuk ka hajgare: Shikoni se si e poshtëron Ivica Dacic’in kjo bukuroshe shqiptare”.

Ambasadorja Çitaku vërtetë ishte briliante në paraqitjen e saj përballë ish zëdhënësit të Milosevic’it, pasi të gjitha argumentet i kishte në anën e saj, shkruan gazetametro.net.

Ajo me këtë rast kishte bërë thirrje për një marrëveshje historike në mes të shqiptarëve dhe serbëve, pasi pavarësia e Kosovës është kompromisi i vetëm.

Dacic së fundmi ka propozuar ndarjen e Kosovës në vija etnike, dhe ambasadorja i është përgjigjur për këtë duke i thënë se “Pavarësia e Kosovës, që është shpallur në vitin 2008, është një kompromis. Plani i Ahtisarit i vështirë dhe i dhimbshëm për shqiptarët e Kosovës, gjithashtu ishte një kompromis”.

“Rivendosja e ideve të zgjidhjeve përgjatë vijave etnike është e rrezikshme për të gjithë rajonin”.

Çitaku theksoi se Kosova dhe pavarësia e saj nuk janë një projekt i përkohshëm.

“Kosova është këtu për të qëndruar përgjithmonë, nuk mund të arrihet normalizimi dhe pajtimi me ndarje dhe ndarjen e Kosovës”.

Sipas saj, Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj, siç tha ajo për të ardhmen e fëmijëve të saj.

“Ne jemi të pavarur.Kosovo është një vend që i përket të gjithë qytetarëve të saj – shqiptarëve, serbëve, malazezëve, romëve, turqve, të gjithë neve, dhe askush më nuk do të thotë se për shkak se unë jam një grua shqiptare nuk meritojë të jetoj në Kosovë “.

“UÇK-ja nuk është një organizatë terroriste, por lëvizja më e suksesshme çlirimtare në historinë e kohëve të fundit”, ka thënë Çitaku. /gazetametro.net

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?