Mbyllet afati për faljen e borxheve, ja sa miliona u falën

Mbyllet afati për faljen e borxheve, ja sa miliona u falën

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), sot e shpallë të mbyllur afatin për faljen e borxheve publike për personat juridikë dhe fizikë në Kosovë të akumuluara prej datës 31 dhjetor 2008. Zyrtarët e ATK-së u bëjnë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë edhe ditën e sotme, për të aplikuar për faljen e borxhit, pasi nga dita e […]

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), sot e shpallë të mbyllur afatin për faljen e borxheve publike për personat juridikë dhe fizikë në Kosovë të akumuluara prej datës 31 dhjetor 2008.

Zyrtarët e ATK-së u bëjnë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë edhe ditën e sotme, për të aplikuar për faljen e borxhit, pasi nga dita e nesërme nisin procedura të tjera.

Zëdhënësja e ATK-së Valentina Bytyqi ka thënë në emision e mëngjesit në RTK, ajo tha se procesi i faljeve të borxheve ka qenë relativisht i kënaqshëm, ku janë falur qindra miliona uro, gjatë dy periudha kohore të caktuara te ligj.

“Falja e borxheve është bërë në dy periudha. E pra ka qenë deri në vitin 2008, ndërkaq periudha tjetër prej 2009 deri më 2014, ndërsa si aksion për faljen e borxheve përfundon sot në ora 14:00”, deklaroi Bytyqi.Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë borxhe, që t’ia mësyjnë sporteleve të ATK-së për ta shfrytëzuar edhe mundësinë e fundit.

Pas kësaj ajo tha se ligji parashikon edhe ndaljen e interesit, transmeton RTKlive. Bytyqi tha se gjatë dy javëve të fundit është shtuar numri qytetarëve që kanë kërkuar falje të borxheve. Por ajo tha se krahasuar me periudhën e parë, deri në vitin 2008, numri i aplikuesve për falje ka qenë dukshëm më i madh. Kjo ka ndikuar pasi nuk është ditë, nëse Qeveria e Kosovës do të merr vendim tjetër për shtyrjen e afatit të faljes së borxhit publik. “Janë falur 216 milionë euro borxhe, ku për vitet 2015 dhe 2016 u inkasuan 24.2 milionë euro. Vetëm në vitin 2017 nga Ligji për Faljen e Borxheve kanë përfituar 2.539 tatimpagues, ndërsa janë arkëtuar 3.2 milionë euro. Kemi arritur që t’i pastrojmë listat afërsisht 20 milionë euro. Për këtë vit planifikohen që të inkasohen edhe 10 milionë euro”, ka thënë Bytyqi.

Ndryshe, sipas të dhënave zyrtare, deri në fillim të këtij muaji, janë falur më shumë se 350 milionë euro borxhe, ndërsa janë afër 600 mijë raste të cilët kanë përfituar nga falja e borxheve nga institucionet e ndryshme shtetërore dhe nga ndërmarrjet publike. Ndryshe, sipas statistikave që janë dhënë më herët, vetëm në Korporatën Energjetike të Kosovës me Ligjin për Faljen e Borxheve janë trajtuar 238,682 përfitues potencialë, ku deri më tani kanë përfituar 121,897 konsumatorë. Shuma e borxheve të falura është rreth 40 për qind e gjithë borxhit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?