Mburrja qesharake e RTK-së për zbulimin e “rrezikut” nga Rusia dhe Serbia (Video)

Mburrja qesharake e RTK-së për zbulimin e “rrezikut” nga Rusia dhe Serbia (Video)

Në ndërkohë që Radiotelevizioni i Kosovës kishte transmetuar një storie mbi arrestimin e 6 rusëve dhe 5 serbëve dhe madje pas saj në studion e Lajmeve Qendrore kishte thirrur edhe një ekspert të sigurisë, Gjykata Themelore në Prishtinë lëshoi një komunikatë që tregonte se të arrestuarit vetëm e kishin kaluar kufirin ilegalisht dhe tash janë […]

Në ndërkohë që Radiotelevizioni i Kosovës kishte transmetuar një storie mbi arrestimin e 6 rusëve dhe 5 serbëve dhe madje pas saj në studion e Lajmeve Qendrore kishte thirrur edhe një ekspert të sigurisë, Gjykata Themelore në Prishtinë lëshoi një komunikatë që tregonte se të arrestuarit vetëm e kishin kaluar kufirin ilegalisht dhe tash janë deportuar.

Por për RTK-në ky informacion ishte i vonë. Në lajmet e saja qendrore RTK-ja e bëri shumë të madhe këtë ngjarje duke e paraqitur si diçka për të cilën ja vlen të diskutohet edhe në studio.

Fillimisht RTK-ja e nisi me një storie në të cilën tregonte se arrestimi 11 shtetasve serb dhe rus të hënën paradite ka bërë bujë nëpër media “pasi  muaj RTK në emisionin Udhëve pati transmetuar pamje të stërvitjeve ushtarake në territorin e Kosovës të një grupi”.

Në këtë mënyrë RTK bënë lidhjen e një dokumentari që e kishte shfaqur në fund të muajit shkurt të këtij viti ku pretendonte se në veri të vendit, në Mitrovicë kanë ndodhur disa ushtrime dhe arrestimin e 11 serbëve dhe rusëve.

“Ndonëse stërvitjet pretendoheshin të ishin të improvizuara ajo që shihej qartë ishte se pjesëmarrësit kishin të veshur uniforma të paramilitarëve serb. Megjithatë pas raportimit siguria në Kosovë ngriti nivelet e vigjilencës të njëjtën gjë se kishte bërë Ministria e Administratës Publike e cila një vit pas raportimeve i kishte dhënë leje këtij klubi që të operonte në Kosovë”, raportonte gazetari i RTK-së.

Duke e paraqitur këtë arrestim si rrezik të sigurisë në vend, pas storjes RTK-ja pati edhe një mysafir në studion e lajmeve qendrore.

Agim Musliun televizioni publik e paraqiti si ekspert të sigurisë dhe më të foli për më shumë se 5 minuta për “nivelin e sigurisë në vend”.

E eksperti ia mbajti linjën e raportimit RTK-së. Tha se ajo çfarë kanë treguar RTK-ja me dokumentarin e tyre “hulumtues” dhe arrestimi i grupit serbo-rus kanë lidhje mes vete.

Madje Musliu hyrjen ilegale në Kosovë të shtetasve rus dhe serb e quajti vazhdimësi të politikës së Rusisë.

“Ky është edhe një rast në vazhdimësi i luftës speciale të shërbimit sekret rus që përdorë si vegël Serbinë. Por është një rast për BE-në dhe SHBA-në që të bëjnë më shumë trysni që ajo Qendër humanitare në Nish që është qendër e stërvitjes së rusëve dhe serbëve”, tha Musliu në RTK, duke vazhduar të flas gjerë e gjatë sesi Kosova është e rrezikuar nga Rusia.

Por së paku 11 serbët dhe rusët e deportuar menjeherë pas paraqitjes së tij në RTK nuk kanë të bëjnë asgjë me ndikimin rus apo serb në Kosovë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?