Mbreti i Arabisë Saudite i shpenzon 100 milionë dollarë për pushime verore në Marok (Foto)

Raportohet se Mbreti Salman i Arabisë Saudite i ka shpenzuar hic më pak se 100 milionë dollarë në pushimet verore në Marok. Mbreti Salman u prit nga kryeministri i Marokut, Saadeddine Othmani në aeroportin Tangier, në korrik, para se të akomodohej në pallatin e vet luksoz veror, shkruajnë mediat lokale, transmeton Express. Mbreti mbërriti në […]
Raportohet se Mbreti Salman i Arabisë Saudite i ka shpenzuar hic më pak se 100 milionë dollarë në pushimet verore në Marok.
Mbreti Salman u prit nga kryeministri i Marokut, Saadeddine Othmani në aeroportin Tangier, në korrik, para se të akomodohej në pallatin e vet luksoz veror, shkruajnë mediat lokale, transmeton Express.
Mbreti mbërriti në Marok për pushime verore në shoqëri të mbi 1.000 njerëzve, sipas gazetës Haaretz. Ministra, këshilltarë dhe të afërm janë regjistruar në hotelet më luksoze të qytetit, shkruan Express.
Vizita e këtij viti nga Salman është duke u mirëpritur si përkrahje për ekonominë lokale dhe pritet që kjo vizitë të përbëjë 1.5 për qind të të hyrave në turizëm të jashtë të vendit, sipas gazetës spanjolle Vanguardia.















