Mbi 75% e qytetarëve të kënaqur me punën e Shpend Ahmetit

Mbi 75% e qytetarëve të kënaqur me punën e Shpend Ahmetit

Mbi 75 për qind të qytetarëve të Prishtinës, janë shprehur të kënaqur me punën e kryetarit Shpend Ahmeti, ndërsa 17.98% prej tyre janë të pakënaqur me atë se çka ka bërë Vetëvendosjes në kryeqytet, raporton Ekonomia Online. Performanca e punës së drejtorive komunale është vlerësuar e kënaqshme nga 39.17% e qytetarëve, kurse 36.97% janë të […]

Mbi 75 për qind të qytetarëve të Prishtinës, janë shprehur të kënaqur me punën e kryetarit Shpend Ahmeti, ndërsa 17.98% prej tyre janë të pakënaqur me atë se çka ka bërë Vetëvendosjes në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.

Performanca e punës së drejtorive komunale është vlerësuar e kënaqshme nga 39.17% e qytetarëve, kurse 36.97% janë të pakënaqur me punën e tyre.

Qytetarët e kryeqytetit nuk u ka pëlqyer puna që ka bërë Kuvendi Komunal. 44.87% e të anketuarve, punë e përfaqësuesve të tyre në Kuvendin Komunal e kanë vlerësuar të pakënaqshme, kundrejt 36.97% të tyre që e kanë vlerësuar si të kënaqshme.

18.15% e qytetarëve nuk kanë ditur apo kanë refuzuar të përgjigjen rreth performancës së punës së Kuvendit Komunal.

Ndërsa, në listën e pakënaqësisve dominojnë mungesa e parkingjeve, pamundësia për të lëvizur lirshëm në trotuare, mirëmbajtja e rrugëve si dhe mungesa e aktiviteteve sportive e rinore.

81.51% të qytetarëve janë shprehur të pakënaqur me kapacitete e tanishme të parkingjeve publike, kurse vetëm 16.30% janë të kënaqur.

Këto të dhëna janë prezantuar nga Organizata Jo qeveritare, Iniciativa për Progres (INPO), në raportin me titull “Indeksi i kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë”.

Albulena Nrecaj, drejtoreshë  e INPO-s, tha se indeksi është dizajnuar të bëjë vlerësimin e kënaqshmërisë me shërbimet komunale të ofruara  nga komuna. Ajo ka sqaruar se anketa me qytetarët ka të bëjë me grup moshat 18-36.

“Indeksi ka bërë matjen e 15 lloje të ndryshme të shërbimeve komunale, si dhe matjen e kënaqshmërsië së qytetarëve me pushtetin lokal, pra me punën e Kryetarit, Kuvendit Komunal dhe Drejtorive Komunale”, tha Nrecaj, raporton EO.

Ajo gjithashtu tha se INPO ka për qëllim të zgjerojë punën e këtij projekti edhe në komuna tjera.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?