Mbahet në burg për abuzim me mbesën 6-vjeçare, fqinji i Xhemailit rrëfen faktet rrëqethëse

Më datë 13 të këtij muaji është arrestuar një 63-vjeçar nga Vora, i cili akuzohej nga familjarët e tij sikur kishte ngacmuar seksualisht mbesën e tij 6-vjeçare. Xhemail Picari 63-vjeç jeton në një shtëpi private në Vorë bashkë me gruan e tij dhe kanë 4 djem, por me sa duket të gjithë i ka kundër […]
Më datë 13 të këtij muaji është arrestuar një 63-vjeçar nga Vora, i cili akuzohej nga familjarët e tij sikur kishte ngacmuar seksualisht mbesën e tij 6-vjeçare.
Xhemail Picari 63-vjeç jeton në një shtëpi private në Vorë bashkë me gruan e tij dhe kanë 4 djem, por me sa duket të gjithë i ka kundër vetes me dhe pa dëshirë edhe nuset e tij kanë deklaruar kundër të moshuarit. Tashmë Xhemaili ndodhet në burg si provë të vetme disa vizatime të mbesës së tij, të pretenduara nga familjarët si skena të turpshme që i moshuari ka kryer ndaj 6- vjeçares.
Një komshi i familjes Picari ka shkruar për JOQ.al dhe tregon se gjithçka është një inskenim, fillimisht nga gruaja e Xhemailit dhe më pas nga djemtë e tij vetëm që t’i marrin shtëpinë.
Rrëfimi i plotë i fqinjit të Xhemail Picarit për JOQ:
Përshëndetje JOQ, ju lutem publikojeni sepse duhen denoncuar te tilla padrejtësi. Bëhet fjalë për 63 vjeçarin nga Vora, Xhemali Picari qe akuzohet për abuzim me mbesën e tij. Kjo është një akuze e padrejtë sepse zotëria është viktime i lojërave te gruas se tij e cila shume here ka tentuar ta helmoje, ta akuzoje, ta nxjerre nga shtëpia, dhe madje te përdor dhune ndaj tij. I lutem policisë te vijnë ne fshatin e tij e te marrin informacion rreh Xhemaliut dhe te shoqes se tij Myrvetes.
Ndaj tij po behet një padrejtësi e madhe vetëm për t’i marr shtëpinë dhe pasurinë. Sinqerisht është për të ardhur keq kur shikon çfarë po i bëhet atij njeriu, madje un jam afër me shtëpi dhe aty përdoret dhe dhune ndaj nuses që djalit tjetër që ajo të dëshmojë kundër vjehrrit. Është një tmerr i vërtetë..
Ju lutem publikojeni te dëgjohet diku te marrin masa, sepse ne që jetojmë afër e dimë realitetin dhe dimë çdo padrejtësi që i kanë bërë e vazhdojnë t’i bëjnë Xhemaliut, nuses se djalit të Xhemaliut e me radhë.
Unë nuk e kuptoj nusja djalit shkon në polici e detyruar nga bashkëshorti i vet, e nxirë në fytyre sepse e kam parë vetë në rrugë dhe policia thjesht merr dëshminë kundrejt vjehrrit ndërsa për shenjat që ajo ka nuk marrin masa.. Është e tmerrshme!
Ka denoncim ndaj Xhemaliut, sikur ka abuzuar me mbesën e tij, por nusen e detyrojnë te dëshmojë kundër tij, më kuptoni? Xhemaliu është i arrestuar tani që me datë 13 gusht
Zoti Xhemali ka 4 djem, 2 janë të martuar, njeri nga djemtë jeton në Itali, por ka kohë që bën konflikt me Xhemaliun sepse do t’i marrë shtëpinë dhe tokat, djemtë nxiten nga nëna e tyre Myrvetja, e cila ka bërë çmos për ta larguar Xhemaliun nga aty, e ka rrahur, e ka helmuar, për këtë janë dëshmitarë vëllezërit e Xhemaliut që disa herë e kanë mbajt në shtëpitë e tyre. Tani përveç djalit të martuar që rri në Itali dhe vjen 1 herë në vit në Shqipëri, bëhet fjalë për djalin që e ka akuzuar sikur Xhemaliu ka abuzuar me vajzën e tij 6 vjeçare, sepse supozohet se kanë parë disa vizatime të vajzës ku tregonte organe të gjyshit. Pra të Xhemaliut, por fakte të tjera nuk kanë.
Ata e akuzojnë vetëm me këtë provë, nëse mund të quhet e tillë. Ndërkohë djali i dytë i Xhemaliut, i cili po ashtu është i martuar, fillimisht përkrahte të atin, por ka disa konflikte me kushërinjtë e tij të cilët kanë dalë në mbrojtje të Xhemaliut.
Dhe aty ndryshoi drejtimin duke akuzuar dhe ai të atin, tani detyron dhe gruan e tij të pohojë sikur ajo e ka parë Xhemaliun që ngacmonte mbesën, ajo nuk ka pranuar diçka te tillë dhe ai bashkë me vjehrrën e kanë rrahur, në qoftë se policia do ishte vigjilente do i shkonte deri në fund ngjarjes e do zbulonte nga vijnë shenjat që nusja ka në fytyrë, sepse ajo nga frika nuk i pranon por thotë jam vrarë. Por ne jemi përveçse komshinj dhe kushërinj dhe ajo para nesh e pranon thotë po më vrasin kam frikë të rri.
Tani gruaja e Xhemaliut, Myrvetja është shumë problematike në fshat, ka konflikte me shumë persona, me pak fjale bën gjithçka për te arritur atë qe do…..është vërtete për te ardhur keq se në çfarë pike ka arritur gjendja e çfarë veprimesh po bëjnë ato persona e po mbeten pa dënuar.. Ju shkruajta qe nëse keni mundësi ta bëni publike si problematikë që të paktën dikush më lart të marrë masa e ta shikojë çështjen në detaje.












