Mazllum Baraliu shpjegon ligjshmërinë e propozimit të Albin Kurtit për seancën e 24 gushtit

Mazllum Baraliu shpjegon ligjshmërinë e propozimit të Albin Kurtit për seancën e 24 gushtit

Propozimi i kandidatit për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti që deputetët pjesëmarrës të seancës konstituive të përzgjedhin një kandidat të përbashkët për Kryetar të Kuvendit për datën 24 gusht. Profesori universitar, Mazllum Baraliu ka sqaruar për ‘’Indeksonline” se grupi më i madh parlamentar, në këtë rast koalicioni PDK-AAK-Nisma, mund ta paraqesë kandidatin e […]

Profesori universitar, Mazllum Baraliu ka sqaruar për ‘’Indeksonline” se grupi më i madh parlamentar, në këtë rast koalicioni PDK-AAK-Nisma, mund ta paraqesë kandidatin e tij sa herë të dojë, meqë kështu thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Është pikërisht kjo pikë që e bën propozimin e Albin Kurtit të ngecë në zbatim.

“Mund të ketë probleme në këtë propozim sepse në nenin 67 paragrafin 2 të Kushtetutës ku thotë që vetëm grupi më i madh parlamentar në këtë rast edhe koalicioni parazgjedhor ka të drejtë ta propozojë dhe propozimi vlen jo vetëm për një herë por edhe më shumë herë, deri sa të votojnë të gjithë deputetët e mundshëm. E dyta, vendimi i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 shkon edhe më në favor të këtij koalicioni që vetëm ata mund ta propozojnë. Pra në të dy drejtimet është diskutabil propozimi në fjalë i kujtdo qoftë që të marrë primatin dhe të marrë iniciativën për propozim për votim jashtë koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit”, ka thënë Baraliu.

Baraliu ka komentuar rolin e presidentit Hashim Thaçi në këtë aspekt, duke thënë se ai nuk ka asnjë ndikim në këtë çështje kushtetuese. Sipas Baraliut, çdo lloj ndikimi i tij do të ishte ndërhyrje në Kushtetutë.

“Presidenti nuk ka kurrfarë ndikimi sepse do të ishte ndërhyrje e tij në Kushtetutë dhe në intepretimin e Kushtetutës. Presidenti ka një autorizim që të ndikojë në funksionimin kushtetues të institucioneve të vendit , paragrafi 1 për ruajtjen e unitetit, por nuk mund të interferojë më tepër në dispozitat e nenit 67, sa i përket propozimit në fjalë”, ka deklaruar ai.

Baraliu ka shtuar se Gjykata Kushtetuese me vendimin e vitit 2014 ka lënë të hapur mundësinë që i njëjti kandidat i po atij grupi parlamentar mund të propozohet deri sa të kompensohet e drejta. Kjo, sipas tij, ka krijuar një presedant me të cilin do të ballafaqohet vendi edhe në vitet e ardhshme.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?