Materniteti në komunën e Podujevës pa mjek kujdestar

Materniteti në komunën e Podujevës pa mjek kujdestar

Në komunën e Podujevës gratë shtatzëna nuk mund të marrin ndihmë mjekësore pas orës 20:00, kjo për faktin së në maternitetin e kësaj komune pas kësaj ore nuk ka asnjë mjek kujdestar. Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Zaim Thaçi, thotë se gjatë ditës punojnë dy mjekë, por në mbrëmje nuk kanë kapacitet që […]

Gratë shtatzëna në komunën e Podujevës për një komplikim më të thjeshtë gjatë mbrëmjes duhet të drejtohen drejt QKUK-së, në Prishtinë, pasi që në komunën e tyre nuk mund ta marrin ndihmën e nevojshme.

Kjo për faktin së në maternitetin e kësaj komune pas orës 8:00 të mbrëmjes nuk ka asnjë mjek kujdestar, aty qëndron një motër medicionale e cila pothuajse të gjitha rastet i drejton për në QKUK.

Drejtori i QKMF-së në Podujevë, Zaim Thaçi, thotë se gjatë ditës janë të angazhuar dy mjekë, ndërsa në mbrëmje nuk ka asnjë dhe se të gjitha rastet i dërgojnë në QKUK, në Prishtinë.

“Ne nuk kemi repart, kemi vetëm maternitet, materniteti është 24:00 orë, por mjekët punojnë vetëm 12:00 orë. Janë dy mjekë të cilët punojnë me dy ndërrime, por që pas orës 8:00 të mbrëmjes nuk ka mjek kujdestar në këtë maternitet. Aty kemi një motër medicionale e cila pothuajse të gjitha rastet i drejton në QKUK, pasi nuk mund t’u dalim në ndihmë. Nuk kemi kapacitet që të kemi gjinekolog kujdestar. Tashmë në komunën tonë është ndërtuar spitalin i ri, por ai ende nuk është në funksion. Ne si QKMF në Podujevë nuk kemi asgjë në dorë për këtë çështje. Të gjitha rastet emergjente në komunën tonë gjatë kësaj kohe dërgohen në QKUK, në Prishtinë, pasi që ne nuk mund t’u japim ndihmë këtyre rasteve për shkak të mungesës së mjekëve gjinekologë”, ka thënë Thaçi.

E lidhur me këtë problem në komunën e Podujevës thonë së janë duke e pritur tash e një vit Ministrinë e Shëndetësisë që ta vënë në funksion spitalin e ri.

Nazmi Elezi, zyrtar për informim, ka bërë të ditur se në kuadër të spitalit të ri është i paraparë edhe reparti i gjinekologjisë, repart ky që do ta ndryshonte këtë gjendje që është aktualisht./Zëri/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?