Masakroi gruan me sqepar, burri në Polici: Ja pse bëhesha xheloz

Masakroi gruan me sqepar, burri në Polici: Ja pse bëhesha xheloz

“E doja gruan ndaj edhe bëhesha shumë xheloz për të. Për këtë shkak unë nisa të konsumoj alkool dhe natën e krimit situata më doli nga kontrolli. Nuk doja ta vrisja, nuk di si ndodhi”. Kështu është shprehur në Polici 55-vjeçari Tajar Kazanxhi, i cili dy net më parë masakroi me sqepar në kokë dhe […]

Sipas të dhënave nga Policia e Lushnjës, në momentin e arrestimit, 55-vjeçari kishte thënë se nuk mbante mend se si kishte ndodhur ngjarja, por më pas ai ka pranuar krimin për motive xhelozie. Burime nga Policia thanë se çifti jetonin së bashku prej rreth dy vitesh. Ata kishin pasur divorce të mëparshme, ku 55-vjeçari nuk kishte fëmijë, ndërsa viktima kishte dy vajza të martuara. Pas martese, çifti kishte pasur shpesh debate për shkak se Tajar Kazanxhi ishte xheloz ndaj gruas së tij, shkruan “Panorama”. Gjendur në një situatë të përhershme të tillë, mes debateve të bashkëshortit të alkoolizuar ku shpesh ai edhe e kanoste, 51-vjeçarja ka vendosur të largohet nga banesa bashkëshortore. Siç mësohet, ajo kishte disa ditë që ishte larguar dhe ishte vendosur në shtëpinë e së bijës në fshatin Plug. Banesa ishte bosh pasi vajza siç mësohet jetonte me familjen e saj në Greqi. Mbrëmjen e ngjarjes, në banesë i ka shkuar burri ku i ka kërkuar asaj falje dhe i është lutur që ajo të kthehej në shtëpi. Por gruaja ka qenë e vendosur që të mos shkonte, shkruan Panorama.

Ajo i ka kërkuar të largohet dhe ka vazhduar punën në kopshtin e shtëpisë ku po bënte pastrime bari me sqepar. Burri kur ka parë indiferencën e gruas, por edhe vendosmërinë e saj për të mos shkuar, ia ka marrë me forcë nga dora sqeparin dhe e ka goditur disa herë. I marrë dje në pyetje, ai u shpreh se nuk mbante mend gjë. Por dje ka pranuar se e ka goditur në nerva e sipër, por jo me mendimin për ta vrarë. Ai ka thënë se e donte gruan dhe për këtë bëhej edhe xheloz shpeshherë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?