‘’Marrëveshja me Prishtinën e mundur vetëm kur të hyjmë në BE’’

‘’Marrëveshja me Prishtinën e mundur vetëm kur të hyjmë në BE’’

Kryetari i Iniciativës Qytetare Serbe, SDP Oliver Ivanoviq ka vlerësuar se dialogu i brendshëm për Kosovën është çështja më e rëndësishme për serbët. Marrëveshja me shqiptarët, tha ai, do të jetë e mundur vetëm pas hyrjes së Serbisë në Bashkimin Evropian. Politikani serb në një intervistë për televizionin N1 kujtoi se ai mbështeti idenë e […]

Marrëveshja me shqiptarët, tha ai, do të jetë e mundur vetëm pas hyrjes së Serbisë në Bashkimin Evropian.

Politikani serb në një intervistë për televizionin N1 kujtoi se ai mbështeti idenë e Presidentit Aleksandar Vuçiq për dialogun e brendshëm mbi Kosovën dhe i kërkoi atij që të jetë më këmbëngulës sesa paraardhësit e tij Boris Tadiç dhe Vojislav Koshtunica.

“Dy të parët nuk ishin këmbëngulës. Kjo nuk është e mirë. Duhet të kishit gjithë kohën në këtë botë, është çështje e gjithçkaje-nga identiteti, deri tek çështja e së ardhmes sonë. Vuçiq duhet të hapë debate serioze”, tha ai.

Udhëheqësi i SDP rikujton se në vitin 2006 ai propozoi një model qipriot për Kosovën, jo si një model statusi, por si model i zgjidhjes së konfliktit.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një “konflikt të ngrirë”, siç pretendohet nga Presidenti Vuçiq, duke shtuar se një model i tillë, përveç në rastin e Qipros, në BE është aplikuar edhe në rastin e Mbretërisë së Bashkuar – dmth. si Qipro që është pranuar në anëtarësim me status të pazgjidhur të pjesës veriore të ishullit, ashtu edhe Britania është bërë anëtare e BE-së, derisa çështja e Irlandës së Veriut ende nuk ka qenë e zgjidhur.

Prandaj, Ivanoviq beson se Serbia duhet gjithashtu që në BE të pranohet si një vend gjithëpërfshirës, ​​së bashku me Kosovën, transmeton Klan Kosova.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?