Makina përplaset në stacion të autobusëve: 1 i vdekur, 2 të lënduar (Foto)

Të paktën një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar pasi një makinë u përplasë në dy stacione të autobusëve në qytetin francez të portit, Marseille, njofton policia franceze. Shoferi i makinës është arrestuar në vend të ngjarjes, njoftojnë burime brenda policisë, transmeton Express. Policia ende nuk i di motivet e shoferit të […]
Të paktën një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar pasi një makinë u përplasë në dy stacione të autobusëve në qytetin francez të portit, Marseille, njofton policia franceze.
Shoferi i makinës është arrestuar në vend të ngjarjes, njoftojnë burime brenda policisë, transmeton Express.
Policia ende nuk i di motivet e shoferit të makinës.
“Për momentin, nuk kemi informata për motivet e individit,” thonë burimet. /Express/














