Lutfi Haziri ka këtë qëndrim për votën e Teuta Rugovës në seancën e radhës

Pavarësisht faktit se deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Teuta Rugova i ka dhënë mbështetje koalicionit PAN në seancën e parë konstituive, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ende beson se ajo nuk do të veprojë njësojë në seancën e radhës, kur pritet të votohet i nominuari i koalicionit PAN për kryetar […]
Pavarësisht faktit se deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Teuta Rugova i ka dhënë mbështetje koalicionit PAN në seancën e parë konstituive, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ende beson se ajo nuk do të veprojë njësojë në seancën e radhës, kur pritet të votohet i nominuari i koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit.
Mbështetur në deklarimet e deputetës Rugova, të cilat Haziri pretendon t’i ketë bërë më herët lidhur me këtë çështje, thotë se pret që ajo të mbajë fjalën e saj publike se do të veprojë në harmoni me qëndrimin e LDK-së.
“Teuta ka votuar me dorë të majtë herën e kaluar, besoj shumë që do të jetë racionale dhe do të votoj me dorë të djathtë herën e ardhshme, kjo i bie që me mbajtë fjalën publike që e ka thënë karshi se do të votoj karshi vendimeve të kryesisë dhe grupit parlamentar të LDK-së”, tha Haziri për “Gazeta Blic”
Mirëpo duke u bazuar në pamjet që “Gazeta Blic” ka arritur t’i sigurojë gjatë kohës së votimit të propozimit të koalicionit PAN në seancën e parë konstituive për shtyerjen e saj, deputetja Rugova e kishte votuar atë propozim me dorën e djathtë e jo siç deklaron nënkryetari Haziri.
Ndryshe, “Gazeta Blic” ditë më parë pati raportuar për vizitën e të nomiuarit për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj në rezidencën e familjes së presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ku dhe ishte takuar me të bijën e tij deputete Teutën nga e cila kishte marrë mbështetje për postin e kryeministrit.
Përveç asaj, mbështetje për tu zgjedhur kryeministër i ka dhënë edhe anëtarët e tjerë të familjes së presidentit të ndjerë.
Vazhdimi i seancës së radhës konstituive është caktuar për ditën e hënë nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të Kuvendit Adem Mikollovci, ku pika e rendit të ditës është zgjedhja e kryekuvendarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.
Sipas të gjitha gjasave edhe ketë seancë pritet të bojkotojë koalicioni PAN, pasi që këta të fundit kanë propozuar që ditën e mëkrurë pra më 16 gusht të mblidhen kryetart e grupeve parlamentare së bashku me ushtruesin e detyrës së kryekuvendiart për të caktuar seancën tjetër të radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarëve.
Koalicioni PAN, pritet që për kryetar të Kuvendit të nominoj shefin e PDK-së Kadri Veseli. E për tu zgjedhur kryekuvendar i nevoiten hiq më pak se 61 vota, të cilat vështirë se mund të arrijë t’i sigurojë pa mbështetjen e koalicionit LAA, pasi që nga VV-ja janë treguar unanimisht kundër zgjedhjes së tij kryetar të Kuvendit.












