Lotaria raporton vend të gabuar të shitjes së biletës fituese

Tensione të larta dhe stres të tepërt duket se ka përjetuar dikush në Watertown, kur kuptoi se shifra për të cilën kishte luajtur lotari, i kishte takuar atij gabimisht për ta shpallur fitues. Kjo pasi Lotaria Shtetërore e Massachusetts, bëti një korrigjim duke iu referuar rezultatit fitues, duke thënë se bileta që fitoi çmimin e […]
Tensione të larta dhe stres të tepërt duket se ka përjetuar dikush në Watertown, kur kuptoi se shifra për të cilën kishte luajtur lotari, i kishte takuar atij gabimisht për ta shpallur fitues.
Kjo pasi Lotaria Shtetërore e Massachusetts, bëti një korrigjim duke iu referuar rezultatit fitues, duke thënë se bileta që fitoi çmimin e Powerball, nuk u shit në të vërtetë në Watertown, transmeton Klan Kosova.
Sipas tyre, fitues i vërtetë është ai në Chicoppee, ka deklaruar zëdhënësi i lotarisë Christian Teja.
Korrigjimi erdhi pas më shumë se shtatë orësh pasi Lotaria raportoi se fitues ishte Handy Variety në Watertown. Megjithatë, bileta e shitur atje ishte me vlerë 1 milion dollarë dhe jo çmimi historik prej 758 milionë dollarësh.
Zyrtarët e lotarisë thanë se kjo është për t’u çmendur pasi u takon shifra më e madhe e fituar me një biletë të vetme në historinë e lotarisë së Amerikës së Veriut.
Numrat fitues janë 6, 7, 16, 23 dhe 26, dhe numri i Powerball është 4.
Gjashtë bileta të tjera fituan 2 milionë dollarë secila në etikimin e së mërkurës, ndërsa 34 të tjerë kanë vlerë 1 milion dollarë, përfshirë dy të shitur në Massachusetts.
Përveç dyqanit në Watertown, biletën tjetër prej 1 milion dollarësh e shitën në Varietetin e Sandy, që ndodhej në 378 Washington St në Dorchester.
Powerball luhet në 44 shtete, në Washington D.C, Puerto Rico dhe në Virgin Islands të SHBA, transmeton Klan Kosova.












