‘Lojërat’ e PDK-së: S’kemi kandidat tjetër, deklaratat e Veselit ishin sa për t’i ulur tensionet

Me gjithë deklarimet se koalicioni PAN do të caktoj një kandidat tjetër për ta zëvendësuar Kadri Veselin në postin e kryetarit të kuvendit, këtë opsion e ka hedhur poshtë anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shaip Muja duke thënë se, Veseli është i vetmi kandidat që do të votohet për kryeparlamentar në seancën e së […]
Ai për Indeksonline është shprehur se vetë deklarimet e Kadri Veselit dhe mundësisë për tu zëvendësuar në postin e kryetarit të kuvendit, kanë qenë veç sa për t’i ulur tensionet e krijuara nga Vetëvendosja dhe koalicioni LAA.
“Nuk do të ketë kandidat tjetër, që do ta zëvendësonte Kadri Veselin në postin e kryeparlamentarit madje as nuk është përmendur ndonjë si propozim. Veseli është zgjedhur si kandidat në këtë post me pëlqimin e PDK-së, dhe ky propozim ka edhe mbështetjen e kushtetutës së Kosovës, sepse ne jemi të parët që kemi fituar shumicën e votave, dhe as Vetëvendosja e as koalicioni LAA nuk munden te na e diktojnë se kënd ne duhet ta vendosim në postin e kryeparlamentarit”, ka thënë Muja.
Ndërkaq i pyetur se çka pret PDK-ja nga seanca e së premtes, Muja është përgjigjur se Kadri Veseli do të zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës, dhe Ramush Haradinaj do të votohet për kryeministër të Kosovës.
“Nëse kryesuesi i seancës Adem Mikullovci nuk bënë loja siç ka bërë në seancën e fundit, atëherë zgjedhja e z.Veseli për kryetar të kuvendit do të shkoj në mënyrë normale”, ka thënë ai.
Por, sipas ish deputetit Mujam nëse kryesuesi i seancës nuk i përmbahet detyrave t tij siç i takojnë, atëherë PAN do të detyrohet ta braktis seancën.
“Nëse Adem Mikillovci si kryesues i seancës nuk përmbahet agjendës dhe detyrave që i takojnë dhe bie nën ndikimin e tjerëve, atëherë PAN është i detyruar ta braktis atë seancë, sepse nuk ka kurrfarë kuptimi vazhdimi i saj në atë mënyrë”, ka thënë Muja.












