Lirohen tre gazetarët rusë të arrestuar dje nga Policia e Kosovës

Tre gazetarët rusë, të cilët Policia e Kosovës i kishte arrestuar dje në Partesh, janë liruar po dje pa inicim të kallëzimeve penale apo të procedurave kundërvajtëse, njofton gazeta “politika” e Beogradit duke e cituar portalin Plus. Gazetarët e kanë braktisur Kosovën përmes Bujanocit dhe janë kthyer në Beograd, thotë ky portal, transmeton Koha.net. Ata […]
Tre gazetarët rusë, të cilët Policia e Kosovës i kishte arrestuar dje në Partesh, janë liruar po dje pa inicim të kallëzimeve penale apo të procedurave kundërvajtëse, njofton gazeta “politika” e Beogradit duke e cituar portalin Plus.
Gazetarët e kanë braktisur Kosovën përmes Bujanocit dhe janë kthyer në Beograd, thotë ky portal, transmeton Koha.net.
Ata u arrestuan gjatë ditës së djeshme, sic ka thënë policia, për të kuptuar nëse kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.












