Liderët botërorë solidarizohen me Barcelonën, dënojnë sulmin terrorist

Liderët botëror janë solidarizuar me sulmin terrorist që ndodhi pasditen e sotme në Barcelonë, ku humbën jetën 13 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Përmes një postimi në “Twitter”, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy tha se, “përparësia e qeverisë është kujdesi mjekësor për të plagosurit”. Edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump […]
Përmes një postimi në “Twitter”, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy tha se, “përparësia e qeverisë është kujdesi mjekësor për të plagosurit”.
Edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka reaguar në “Twitter” duke thënë se, “SHBA e dënon sulmin në Barcelonë të Spanjës dhe do të bëjnë gjithçka të nevojshme për të ndihmuar”.
Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson tha në Departamentin e Shtetit se “incidenti kishte shenjat e një sulmi terrorist”.
Ai shtoi se diplomatët në Spanjë po ndihmojnë amerikanët atje dhe u bëri thirrje atyre që janë shëndoshë e mirë që të njoftojnë familjet dhe të dashurit e tyre.
Kryediplomati amerikan tha se “terroristët në gjithë botën duhet ta dinë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë të vendosur që t’i gjejnë dhe t’i vendosin para drejtësisë”.
Lidhur me ngjarjen e rëndë ka shprehur solidaritet edhe presidenti francez. Me anë të një postimi në “Twitter”, Emmanuel Macron e përshkroi incidentin si një sulm tragjik.
Ai shprehet se “ne mbetemi të bashkuar dhe të vendosur”. “Mendimet e mia janë me viktimat” shtoi Macron./shekulli/












