Leze Qenës i dhemb zemra për këta dy persona

Leze Qenës i dhemb zemra për këta dy persona

Leze Qena, një prej aktoreve më simpatike e të lezetshme shqiptare, tregimin e saj në skenë e ka të pafund. Rolet e saj në televizion e në teatër, ndër vite, me personazhe të ndryshme, e kanë formësuar në një grua e cila ka buzëqeshjen në rend të parë dhe humorin në rend të dytë. Vuajtja […]

Leze Qena, një prej aktoreve më simpatike e të lezetshme shqiptare, tregimin e saj në skenë e ka të pafund.

Rolet e saj në televizion e në teatër, ndër vite, me personazhe të ndryshme, e kanë formësuar në një grua e cila ka buzëqeshjen në rend të parë dhe humorin në rend të dytë. Vuajtja sikur nuk zë vend brenda saj, ose është kaq mirë e fshehur.

“Katarina Josipi dhe Meriban Shala kanë qenë dy shoqe dhe dy kolege që rrallë mund të gjenden! Se, aktorët janë si fëmijët, janë edhe xhelozë, edhe.. Unë nuk kam parë njerëz të jenë pa fije smire mes tyre, por, thjesht, të vuajnë njëra për tjetrën. Kur ka vdekur Meribani, shumë e re, 24 vjeçe, Kati vuante për të dhe shpesh qante. Unë dhe Xhevati shkonim, e dinim pse ishte e mërzitur.

Meribanin unë e kam parë te shfaqja “Besa” e Sami Frashërit, o Zot ai aktronte, e kam parë edhe te “Mirandolina”, ndërsa në shfaqjen “Nuk martohem më parë” kam aktruar me të” tregon rrëfimin e saj aktorja Leze Qena përballë Sanije Gashit.

Leze Qena duket se me këto dy aktore ka pasur shoqëri përtej aktrimit. Tri aktore me të njëjtin shpirt, vështirë se mund ti ndajë diçka, qoftë këtu edhe vdekja.

“Me Katin, ndërkaq, më ka rënë të luaj më shpesh. Kati është e pazëvendësueshme! Kush e ka parë në shfaqje, e di, kush nuk e ka parë – gjynah” tregon Leze Qena, shkruan Express.

Lezja edhe sot është personazh i dashur për ata që e duan artin e kulturën. E lindur në Prizren, ka luajtur në “Shkolla e fshatit”, “Familja moderne”, “Macja”, “I ikuri” e projekte të tjera. Lezes duhet ti jemi mirënjohjes dhe ti përulemi për këto vite hare, teatër hyjnor dhe emocione të cilat na i dha neve dhe ne i pranuam pa pyetur më shumë.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya