Lëvizja BESA formon degë në Zvicër

Gjatë periudhës së pushimeve, përderisa diaspora shqiptare ndodhej në vendlindje, kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, në zyrat e Lëvizjes në Tetovë, organizoi takim me veprimtarë të shumtë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, si intelektualë, afaristë, ekspertë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile shqiptare në diasporë, si dhe aktivistë dhe përfaqësues të Lëvizjes […]
Gjatë periudhës së pushimeve, përderisa diaspora shqiptare ndodhej në vendlindje, kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, në zyrat e Lëvizjes në Tetovë, organizoi takim me veprimtarë të shumtë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, si intelektualë, afaristë, ekspertë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile shqiptare në diasporë, si dhe aktivistë dhe përfaqësues të Lëvizjes BESA në diasporë, njoftoi partia me anë të një komunikate.
“Pas kthimit nga pushimet, dhe pas takimit me kryetarin Bilall Kasami, këshilli iniciativë i Lëvizjes BESA në Zvicër, gjatë vikendit të kaluar zhvilloi edhe takimin e parë nga i cili njoftuan se, Lëvizja BESA – Zvicër së shpejti do të formojë degën e saj atje, ku edhe do të realizojnë një tubim madhështor, ndërsa më pas do të realizojnë transportime për votime ditën e zgjedhjeve të 15 tetorit. Tashmë edhe mërgata shqiptare po e kupton se te Lëvizja BESA mund të mbështesin shpresat e tyre, për një mirëqenie të shqiptarëve të Maqedonisë, e cila do të realizohet përmes projekteve konkrete që do ofrohen në zgjedhje komunale.
Mbrëmë Lëvizja BESA-Dega Zvicër zgjodhi kryesinë e saj. Ku si kryetar i Lëvizjes BESA për Zvicër u zgjodh magjistër Sabit Mustafa, sekretar, LulzimAjruli, nënkryetar, Nehat Elezi dhe Besnik Izairi, dhe Senat Hajdari anëtarë kryesie.
Sabit Mustafa, kryetar i degës së Besës në Zvicër
E pas kësaj, kryetari i porsazgjedhur Mustafa deklaroi: “Sonte, me themelimin e degës së Lëvizjes BESA për Zvicër, ne bashkërisht po ndërtojmë themelet e forta për një shpresë të re edhe për mërgatën shqiptare, shpresë të cilën e kanë zbehur subjektet e mëparshme politike.Sot, BESA është më e fuqishme se kurrë, ngase populli e mbështet atë, dhe pse BESA është zëri i popullit.”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.












