Lekaj thotë se PAN-i po krijon Qeverinë, por nuk tregon me kë – AKR-ja mohon bashkëpunimin me Haradinajn

Lekaj thotë se PAN-i po krijon Qeverinë, por nuk tregon me kë – AKR-ja mohon bashkëpunimin me Haradinajn

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka dhënë shenja se krijimi i qeverisë më të gjerë është afër. Në një prononcim për lajmi.net, Lekaj ka thënë se falë disave që sipas tij nuk mendojnë me inate, qeveria me bazë më të gjerë është afër krijimit. “Ne besojmë që jemi tashmë në fazën […]

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka dhënë shenja se krijimi i qeverisë më të gjerë është afër.

Në një prononcim për lajmi.net, Lekaj ka thënë se falë disave që sipas tij nuk mendojnë me inate, qeveria me bazë më të gjerë është afër krijimit.

“Ne besojmë që jemi tashmë në fazën përmbyllëse të arritjes së një mundësie për të patur një qeverisje me një bazë pakë me të gjerë, për ti dhënë Kosovës institucione stabile, kjo falë disave që nuk mendojnë me inatë e kryeneqësi të politikës ditore, por vërtetë e kuptojnë situatën drejtë”, ka thënë deputeti i AAK-së.

Ai ka bërë të ditur se kanë angazhime të përditshme për konstituimin e Kuvendit, që t’i hapet rruga edhe krijimit të qeverisë, e cila sipas tij do të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.

“Jemi në angazhime të përditshme që të ndodhë konstituimi i institucionit me të lartë të vendit, Kuvendit dhe kështu për t’i hapur rrugë pastaj edhe krijimit të qeverisë e cila do të udhëhiqet nga Haradinaj”, ka thënë ai.

Lekaj ka shtuar se Kosova nuk është situatë ku duhet të mbahen zgjedhje prap, dhe vendi duhet të mësojë nga e kaluara bllokuese.

“Nuk jemi në situatën kur do të duhej të mbaheshin prapë zgjedhje të cilat do ta nxjerrin me pakë lëvizje, plus-minus, rezultatin e njëjtë ndoshta. Pra ne si Kosovë duhet të mësojmë nga e kaluara bllokuese dhe pastaj qeverisëse të dobët dhe të gjejmë mirëkuptimin e ndërsjellë që të bëjmë konstituimin sa ma parë të institucioneve të reja”, ka deklaruar Lekaj për lajmi.net

“Dikush ndoshta edhe e ka lluksin që duke mashtruar në emër të patriotizmit, të tentojë të përfitojë elektoralisht, por Kosova nuk është në situatë të mirë për të vazhduar me një qeveri në detyrë, sepse kemi shumë vendime të rënda e të rëndësishme për të marrë që të ecet përpara”, ka thënë Pal Lekaj i AAK-së.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?