LDK vendos, këta janë kandidatët për kryetar të komunave

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu tha se në mbledhjen e sotme të Kryesisë se LDK-së është diskutuar për propozimet e degëve për kryetar të komunave dhe ka vendos si në vijim “Në Mitrovicë do të jetë Safet Kamberi, në Vushtrii do të jetë Xhafer Tahiri, në Obiliq Mehmet Krasniqi, Kaçanik Shkelqim Jakupi, Hani i Elezit,Hyrije […]
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu tha se në mbledhjen e sotme të Kryesisë se LDK-së është diskutuar për propozimet e degëve për kryetar të komunave dhe ka vendos si në vijim
“Në Mitrovicë do të jetë Safet Kamberi, në Vushtrii do të jetë Xhafer Tahiri, në Obiliq Mehmet Krasniqi, Kaçanik Shkelqim Jakupi, Hani i Elezit,Hyrije Isufi, Rahovec Ibrahim Kryeziu, Malishevë Sami Kafegjolli, Klinë Besim Hoti”, ka bërë me dije Veliu.
Sa i përket Prishtinës dhe Prizrenit, ai ka bërë me dije se për këto qytete do të vendoset nesër.
LDK, pati prezantuar kohë më parë kandidatët për komunat ku LDK aktualisht udhëheq me to.












