‘’LDK do të shkrihej në Vetëvendosje nëse do të bënin koalicion bashkërisht’’

‘’LDK do të shkrihej në Vetëvendosje nëse do të bënin koalicion bashkërisht’’

  Sot një javë përfundon ultimatumi që kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli i ka dhënë LDK-së dhe VV-së që të bëjnë marrëveshje për formimin e institucioneve te reja të vendit. Përndryshe, ai ka paralajmëruar se nëse një gjë e tillë nuk bëhet brenda 10 ditësh, atëherë edhe qëndrimi i tij në […]

 

Sot një javë përfundon ultimatumi që kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli i ka dhënë LDK-së dhe VV-së që të bëjnë marrëveshje për formimin e institucioneve te reja të vendit.

Përndryshe, ai ka paralajmëruar se nëse një gjë e tillë nuk bëhet brenda 10 ditësh, atëherë edhe qëndrimi i tij në koalicion me LDK-në dhe Alternativën është i pakuptimtë.

Për ofertën e Pacollit, publicisti dhe analisti politik Nexhmedin Spahiu thotë se nëse Vetëvendosje bëhet bashkë me LDK-në, atëherë do të ishte një çmenduri nga ana e VV-së.

Ai në një prononcim për Indeksonline ka theksuar se nuk beson që këto dy parti do të bëhen ndonjëherë aleate, qoftë edhe për krijimin e institucioneve.

“Nga ana e Vetëvendosjes nuk mund të ketë kurrfarë pajtimi nëse Albin Kurti s’do të jetë kandidat për kryeministër, sepse do të ishte edhe çmenduri e VV-së, nëse vendos për çfarëdo kompromisi për koalicion me LDK”, ka shtuar Spahiu.

Sipas tij, bashkimi LDK-VV do të thoshte shkrirje e dy partive në një, me një emër të vetëm Vetëvendosje.

“Kjo për LDK nëse do të hynte në bashkëqeverisje me VV faktikisht do të thoshte shkrirje në VV, duke marr parasysh që janë zgjedhjet lokale dhe LDK nuk ka sa interes të hyj në koalicion derisa të kryhen zgjedhjet lokale. Edhe nëse do të vendoste për koalicion, LDK sigurisht që do të qëndronte me afër me PAN-in se sa me VV-në”, ka thënë tutje Spahiu.

Ai ka vlerësuar se Pacolli u tregua i hapur për koalicion me PAN-in dhe tani është çështje pazari dhe kjo koha që i ka lënë për reflektim LDK-së e VV-së, është në fakt edhe kohë për PAN-in të reflektoj për AKR-në.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?