Lajmërohet Behgjet Pacolli, demanton raportimet se u takua me Veselin e Haradinajn

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, sapo ka demantuar raportimet e mëhershme se është në një takim me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli e kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Pacolli, në Facebook ka shkruar se ai veç sa ka dalë nga një aheng familjar, në përgatitjet për martesën e mbesës së tij, shkruan Periskopi. “Derisa […]
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, sapo ka demantuar raportimet e mëhershme se është në një takim me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli e kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Pacolli, në Facebook ka shkruar se ai veç sa ka dalë nga një aheng familjar, në përgatitjet për martesën e mbesës së tij, shkruan Periskopi.
“Derisa dikush po shpekullon, une sa dola nga ahengu familjar ne pregaditjën e dasmes se mesës time Fatimës”, ka shkruar në Facebook Pacolli.
Ishte Gazeta Express që përmes burimeve e para raportoi për këtë takim në orët e vona. Pak minuta më pas, media të tjera, po ashtu përmes burimeve, raportuarn edhe vendndodhjen e takimit, ku thuhej se po zhvillohet në rezidencën e Pacollit. /Periskopi/












