Ky do të jetë kandidati i LDK’së për kryetar të Prishtinës

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka vendosur për kandidatin për kryetar të Prishtinës. Informacionet flasin se ky do të jetë deputeti i zgjedhur i LDK’së Arban Abrashi. Kështu kanë thënë burime të Periskopit brenda LDK’së. ‘Kryesia e LDK’së ka vendosur që Abrashi të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës’, ka thënë burimi për Periskopin. Pritet […]
Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka vendosur për kandidatin për kryetar të Prishtinës. Informacionet flasin se ky do të jetë deputeti i zgjedhur i LDK’së Arban Abrashi.
Kështu kanë thënë burime të Periskopit brenda LDK’së.
‘Kryesia e LDK’së ka vendosur që Abrashi të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës’, ka thënë burimi për Periskopin.
Pritet që gjatë ditës të zyrtarizohet emri i Abrashit. Periskopi ka provuar të kontaktojë më Abrashin por deri tani qasja ka qenë e pamundur.
Arban Abrashi ka qenë edhe ministër i Punës dhe i Mirëqenies Sociale.












